Në Mühlheim të Gjermanisë U mbajt tubim festiv për Ditën e Flamurit Partia Demokratike e Kosovës,dega në Gjermani,tubimin qendror për nderë të Ditës së Flamurit e mbajti në Mühlheim afer Offenbachut.Krahas festës së Flamurit në këtë tubim festiv,u festua edhe 10-vjetori i daljes publike të UÇK-së,si dhe ditëlindja eKomandantit Legjendar Adem Jashari.Moren pjesë shumë bashkatdhetarë,dhe u festua deri në oret e vona. Festimi u hap me himnin e Flamurit,pastaj moderatori i programit z-Kadri Gërvalla u uroi të pranishmëve festat e Nëntorit.Tubimin festiv e pershendeti dhe e shpalli të hapur z-Shefqet Zhegrova,nga nëndega e PDK-së për Hessen. Fjalën e rastit në këtë mbrëmje festive e paraqiti Kryetari i PDK-së, dega në Gjermani z-Sadri Lata,i cili në mes tjerash tha: “Dita e Flamurit është festë kombtare,festë e cila na bashkon dhe festë e cila na kujton trimerin dhe menqurin e shqiptarëve nder shekuj.Sot po festojmë ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jasharit si dhe 10-vjetorin e daljes publike të UÇK-së.Jo rastësisht këto festa koincidojn në një ditë të madhe siç është 28-Nëntori,dhe mundem të them,më e rëndsishmja për kombin tonë.U mbushen plot 10-vite kur UÇK-ja,ia ktheu krenarin dhe ia ngriti moralin popullit të Kosovës,dhe i tregoi popullit se kjo ushtri do i del zot Kosovës dhe do ta çliron një herë e pergjithmonë nga pushtuesi sebosllav.Ndërsa familja Jashari,dhe vet Komandanti Adem Jashari kan mbetë legjendë e cila ka hyre në zemrat e çdo shqiptri,dhe sa herë që frymojmë na kujtohet kjo legjendë,perfundoi me këto fjalë z-Lata”.Tubimin e pershendeti edhe veprimtari dhe publicisti Bedri Islami,i cili me çrast mes tjerash u shpreh se” Kjo festë e ka ngjyren e kuqe,si gjaku,sepse edhe Flamuri ësht i kuq si gjaku i trimave qe nga Skenderbeu, Ismail Qemali,Isa Boletini e deri te legjenda e kombit Adem Jahari.Kjo ditë na kujton lavdinë,heroizmin të krejt atij projekti qe u ba me vite per te ardhur ketu ku sot jemi.Pra falë luftes dhe trimeris se shqiptareve,mundemi te cekim se kjo festë është edhe sublime,qe shenon fitoret e mëdha”. Këtë tubim festiv e pershendti edhe veprimtari i palodhur z-Shermet Pantina,i cili me plot emocione ua uroj mbarë shqiptarëve Ditën e Flamurit. Në këtë tubim festiv u shfaq edhe nje program i pasur kulturoro-artistik.Kengtari Halil Kryeziu,Arta Osmani,e ndezen atmosferen me kengë per Flamurin,për Adem Jasharin,si dhe kënga per UÇK-në e cila u kendua disa herë u perciell me duartrokitje frenetike. “Unioni Artistik i Kombit Shqipatrë si dhe Zëri i Atdheut”,paraqiten ne menyre artistike Marshin e UÇK-së,i cili marshoi në sallë nën brohoritjet UÇK,UÇK-ë. Recituan poezi per Flamurin dhe per Adem Jasharin,Blerta Pantina dhe Albinot Mexhuani. Grupi i valleve nga shoqata “ILIRIA”,nga Heidelbergu,vallëzoi deri në oret e vona valle me motive nga te gjitha trevat shqiptare.Kjo festë u festua në mënyrë madheshtore. NJOFTON ZYRA PER INFORMIM E PDK-SË DEGA NË GJERMANI
.Manifestim per ndere te Dites se Flamurit ne Ambasaden Shqipetare ne Belin. Me ftesen e Ambasades Shqipetare ne Berlin Kryetari i Deges se PDK.-se per Gjermani zotri Sadri Lata i shoqeruar nga Kryetari i Nendeges per Berlin dhe Brandenburg zotri Isa Shabani muarren pjese ne Manifestim per Diten e Flamurit me 28 Nentore 2007. Ne kete manifestim kryetari ne Emer te Deges se PDK-se pershendeti dhe uroi Festat e Nentorit, njeherit falenderoi Ambasadorin e ne veqanti Konzullin Ilir Halilaj per ftesen dhe rrespektin qe kane treguar ne vazhdimesi per Degen e Partise Demokratike te Kosoves ketu ne Gjermani. Pase manifestimit ne Ambasaden Shqipetare, Kryetari i Deges se bashku me Konzullin Ilir Halilaj dhe Kryetarin e Nendeges per Berlin dhe Brandenburg Isa Shabanaj muarren pjese edhe ne Manifestim te organizuar per Diten e Flamurit nga shoqata Oda Shqipetare ne Belin.
Shiko UÇK-Video Klipe Kliko ktu >>> ________________________________ Adem Jashari me Shok ( 9:51 min ) ___________________________________________ Nisia speciale e UÇK-së "Tigrat e zi" (4:02 min ) _______________________________ Kendon UÇKja- BEQIR GASHI & MUJE KRASNIQI ( 2:55 min )
Video Klipe Shqip >>>>
Dega e PDK-së në Gjermani përkujton dëshmorin Florim Rushitin Shkoi nga Gjermania,dhe me pushkë në dorë , ra në Malet e Pashtrikut ----------------------------------------------------- Fehmi Lladrovci duke e parë se Florimi ishte ende i ri për luftë, e bindi që sërishë të kthehet në Gjermani dhe prej atje të ndihmonte në propagandimin e luftës së drejtë të UÇK-së tek bashkatdhetarët tjerë. Me himnin e Flamurit dhe me një minutë heshtje u nderua dëshmori i kombit Florim Rushiti,dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë. Tubimin e shpalli të hapur kryetari i nëndeges së PDK-së,për Bavari,z-Ramadan Mexhuani. Një referat për jeten dhe vepren e dëshmorit Florim Rushiti,para të pranishmëve e paraqiti,kryetari i PDK-së në Gjermani,z-Sadri Lata,i cili në mes tjerash tha:”Florim Rushiti ky bir i shtrenjtë i Kapitit të Medvegjes së Kosovës Lindore,lindi me 2 Prill të vitit 1979 në një familje liridashëse.Për shkak të situatës së rendë politike,dhe torturave nga policia serbe, në vitin 1996 edhe pse ishte në moshë shumë të re, mori rrugen e gurbetit, duke u vendosur në Mynih të Gjermanisë.Me daljen publike të UÇK-së, me 28.nëntor 1997 Florim Rushitit ju kishte bërë zemra mal nga gëzimi,ai së bashku me Fehmi Lladrovcin dhe shumë shok të tjerë shkojnë në Tiranë,me deshirë të zjarret që nga Shqipëria të hynin në Kosovë,me qellim ti bashkangjiten radhve të UÇK-së. Fehmi Lladrovci duke e parë se Florimi ishte ende i ri,e bindi që serish të kthehet në Gjermani dhe prej atje të ndihmonte në propagandimin e luftes së drejtë të UÇK-së,te bashkatdhetarët tjerë. Pas renjes heroike të Komandantit Fehmi Lladrovci,në shtator të vitit 1998,Florim Rushiti merr rrugen per në Shqiperi dhe i bashkohet UÇK-Së. Në sajë të shkathtesisë,guximit urtesisë dhe mirkuptimit shoket ia dhanë nofken “Kingji”,të cilen e mbajti gjat luftes deri sa ra ne betejë. Lufta e UÇK-së i bashkoi shqiptaret nga të gjitha trojet shqiptare, si Tahir Sinanin nga Shqiperia,Ismet Jasharin nga Kumanova, Florim Rushitin nga Medvegja, i cili shkoi nga Gjermania dhe ra me pushke ne dore ne Malet e Pashtrikut ne vitin 1999 ,e shumë dëshmor të tjerë qe dhanë jetën pe çlirimin e trojeve tona te pushtuara.Zotri Lata në fund te fjalimit te tij shtoi se-meritë me të madhe per lirin dhe pavaresinë qe ka Kosova sot, ka gjaku i deshmoreve,qe nuk do te harrohet kurrë,por gjithmon brez pas brezi do te kujtohet dhe nderohet”. Në emër të familjeve të dëshmoreve tubimin e pershendeti edhe Rifat Jashari, i cili pasi nderoi luften e Florim Rushitin ai permendi se edhe PDK-ja në Gjermani eshte per tu pershendetur se deshmoret nuk po i harron dhe nuk po i dallon por po i perkujton ashtu siq duhet perkujtuar. Në emër te LPK-së dega në Gjermani këtë tubim perkujtimor e pershendeti edhe Gezim Osmani Kryetar,i cili kerkoi nga institucionet e Kosoves qe te jen sa me afer familjeve te deshmoreve,dhe ti ndihmojn ato ne te gjitha sferatë. Po ashtu ky tubim u pershedet edhe nga vllai i deshmorit Aziz Kelmendi,si dhe nga vllai i Florim Rushitit ,Lulzim Rushiti,i cili edhe ky ishte ushtar i UÇK-së,dhe tha se”ndihem krenar qe pata një vlla qe ra per lirinë e Kosoves,dhe poashtu jam krenar qe edhe une isha dhe luftova si ushtar i UÇK-së. U shfaq edhe nje program i pasur kultiroro-artistik,me poezi,dhe kengë. Recituan Zojë Hoti,dhe Arad Mavriçi,poezi per trimat,ndersa kengtari Besnik Zeqiri me grupin kenduan kengë kushtuar Florim Rushitit dhe trimave tjerë. Në fund u shfaq edhe nje film dokumentar kushtuar jetes dhe vepres se deshmorit Florim Rushiti. Njofton zyra për Informim e PDK-së,dega në Gjermani Zëdhënësi i Degës Kadri Gërvalla
U formua edhe një Nëndegë e re e PDK-së për Benelux Në kuader të bashkëpunimit të gjithëanshëm të Kryesive të Degëve të PDK-së për Gjermani dhe Degës së PDK-së për Benelux, të dielen me 27.10.2009 në Diekirch të Luxemburgut u formua edhe Nëndega më e re, ajo për Luxemburg. Pas shumë angazhimeve të gjata nga kryesia e degës se PDK- së për Gjermani dhe asaj për Benelux, e posaqerishtë Sekretarit të degës së PDK-së për Gjermani z.Mehdi Qallapekut duke kontaktuar me shumë aktivistë dhe Simpatizantë të PDK-së në ketë regjion, u mor vendim që edhe në Luxemburg të formohet një nëndegë, e cila do t'i bashkangjitet degës së PDK-së për Benelux. Në mbledhjen e mbajtur me 27.09.2009 në Diekirch të Luxemburgut, moren pjesë kryesia e degës se PDK-së për Benelux dhe asaj për Gjermani, si dhe ishin të pranishëm edhe shumë aktivistë të vjetër të qeshtjës kombëtare dhe shumë simpatizantë të PDK-së që jetojnë e punojnë në Luxemburg. U bë edhe antarësimi i një numri të madhë të Simpatizantëve të PDK-së nga shumë qytete të Luxemburgut dhe pastaj u zgjodh edhe udhëheqsia e re e kësaj nëndege.Kryetar i nëndegës për Luxemburg u zgjodh Bujar Hasani. Në vazhdim u mbajtë edhe Akademia Përkujtimore kushtuar Komandantit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Akademinë e shpalli të hapur Kryetari i degës së PDK-së për Benelux z. Bedri Podrimqaku, pasi i përshendeti përzëmersishtë të pranishmit dhe i falenderoi për pjasmarrje tha: “të përkujtojm Dëshmorët e Kombit është një nderë i veçantë jo vetëm për familjarët e tyre. Në këtë ne më së shumti i bëjmë nder vetvetes”. Fjalen e rastit e mbajti Kryetari i sapozgjedhur i nëndegës për Luxemburg, z. Bujar Hasni. Ai para të pranishmëve paraqiti Jetën dhe vepren e Dëshmorëve Fehmi Lladrovcit dhe Xheve Krasniqi-Lladrovci, që nga aktiviteti i tyre në Kosovë, pastaj rënja e tyre në burg, Lufta në Kroaci kunder të njëjtit armik. Jeta e tyre në Gjermani dhe shkuarja në luftë e deri me 22 Shtatorë ku ata ranë Heroikisht në fushen e nderit. Ishte një fund heroik i një Jete fund e krye në shërbim të Atdheut. Më pas mori fjalen Kryetari i Degës së PDK-së për Gjemani zoti Sadri Lataj. Pasi përshëndeti të pranishmit në emër të PDK-së për Gjermani ai tha: “Lufta për Lirinë e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e trimave të lirisë, gjakë që ndër shekuj nuk u tha por gjithmonë mbeti i freskët. Zënia në gojë e emrave të dëshmorëve Fehmi dhe Xheve Lladrovci, të kthen në një kohë e cila mban kuptueshmërinë e filozofisë së të gjitha kohërave që shkuan dhe që do të vijnë”. Lufta e UÇK-së dhe fitorja e saj na sollën Lirinë. Lirine qe ne Sot po e gëzojmë ne Shtetin e Pavarur të Kosovës. Sot Kosova udhëhiqet nga shokët e Ademit, Fehmiut, Hamzes, Zahirit, Luanit, etj. Dhe kemi besimin e plotë se Kosova do ti arrijë qëllimet e veta, prandaj për këtë ne duhet të jemi edhe më aktiv në përkrahjen e Qeverisë së Kosovës që përfundimisht të qojmë në vend amanetin e Dëshmorëve dhe qëllimin tonë final. Lavdi Jetës dhe Vepres së Dëshmorëve të Kombit Fehmi dhe Xheve Lladrovci. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit, përfundoi fjalen kryetari i PDK-së për Gjermani z.Sadri Lataj. Me pershedetjet ma teperzemrta Sekretari i deges PDK-s Mehdi Qallapeku
Në Belgjikë PDK- dega për Beneluks mbajti tubim Përkujtimor për Dëshmorët Tahir e Nebi Meha Të Premten, në mbrëmjen e tetë Majit, në Qytetin e Belgjikës Sint Niklaas u mbajt Akademi Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit Tahr dhe Nebi Meha. Tubimin e hapi Kryetari i Nëndeges PDK-së së Brukselit, Fatmir Tredhaku. Ai, në fjalen e tij veç tjera tha: " falë gjakut të Dëshmorëve sot Kosova po e gëzon Lirinë." Ai më pas kërkoi nga të pranishmit në sallë që të mbajn një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe heronjëve të Kombit. Pastaj e mori fjalen Bedri Podrimqaku, kryetar i degës së PDK-së për Beneluks, i cili pasi vlersoi kontributin e mërgatës në çlirimin e Kosovës, vazhdoi, " Populli që ka një të kaluar të lavdishme, e ka edhe prespektiven e mirë. Me pushkën e Tahir e Nebi Mehës, Jugosllavisë ju hap varri qysh në atë kohë në Prekaz dhe u mbyll me luften heroike të UÇK-së. Historia njeh shum popuj që ekzistuan por nukë ekzistoin më. Ata humben gjuhën, kulturen, pra humben të gjitha. Ne populli Shqiptarë duhet të mësoim nga kjo histori dhe ta duam Kombin, Atdheun ta ruajm gjuhën, kulturen tonë dhe ta duam dhe rrespektojm njëri tjetrin sepse kjo është ligji i Zotit." Fjalen e rastit për Jetën dhe vepren e Tahir Mehës e mbajti Izahir Topojani, antarë i kryesisë së PDK-së për Beneluks. z. Topojani, pos tjerash me këtë rast tha: "Tahir Meha u lind me 10 Tetorë 1943 në Prekaz të Drenicës dhe ra Dëshmorë në moshen 38 vjeçare duke e mbrojtur kullen e vet, me 13 Maj 1981. Atë Pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë, duke kërkuar të drejtat e veta. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar në kullen e vet, si dikur Oso Kuka në kullen e barotit, pë t'i treguar pushtuesit jugosllav se tokat Shqiptare kan Zot! Tahir Meha me Baban plak, bac Nebihun i detyroi pushtuesit që në fushëbetejen e Drenices të nxjerrin një arsenalë të tër armatimi dhe ushtria e policia e tyre po përballeshin me dy burra trima të Drenicës. Për çudi të tërë Botës, një shtet i tërë ishte ngritur në luftë kundër dy vetave, djalit Tahir dhe babait Nebihut. Shtrojmë pytjen: a nukë e hodhi për tokë kjo moralin e maskuar të atij sistemi politik jugosllav mbi gjoja barazinë o popujve që aq shum e trumbetonin edhe ishë lakejtë e LKJ.-së? Tahir Meha me baban e vet rezistuan me pushkë në dorë mbi 24 Orë. Tahiri luftonte dhe këndonte " Oj Shqipni, mos thuaj marova, se bijtë e tu oo hala jan gjallë." Tahiri nukë e bëri luften për emër e nam, për këngë e histori, por ato, kënga dhe historia u linden në themelet e kulles së tij. Gjyshi i tij Emin Lati- Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejt Galices, ndërsa babai i tij Nebiu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhes. Më vonë vllai i Tahirit Beqiri dhe stërnipi i tyre Emini ishin të përndjekur politik dhe me kohë u rreshtuan në radhët e UÇK-së. Beqiri ra Dëshmorë për Lirin e Kosovës, kurse Emini sot shërben në Forcen e Siguris së Kosovës." Më pas moderatori i mbrëmjes Fatmir Tredhaku, ia dha fjalen Kryetarit të degë së PDK-së për Gjermani, Sadri Lata. Duke përshëndetur në Emër të degës që drejton dhe pasi falenderoi kryesinë e degës së Beneluksit për ftesën qëi është bërë, ai theksoi: " Lëvizjet studentore të vitit 1981 treguan se populli Shqiptarë që padrejtsishtë jetonte në ish-jugosllavi kërkonte ndryshime dhe kjo iniciativë vinte nga njerzit me karakter të fortë dhe ndërgjegje të lartë Kombëtare. Lëvizja studentor e 81-ës si vazhdimësi e lëvizjeve të 1968-ës që ishin dhe pushka e Tahir Mehës me 13 Maj 81-ës i dhanë kahjen e duhur lëvizjes politike Shqiptare në përgjithësi dhe asaj të Kosovës në veçanti. Pushka e Tahir Mehës ishte pushka e parë pas Luftës Dytë Botrore, që krisi hapur kundër okupatorit. Komandanti Legjendarë Adem Jashari e kishte dhënë Betimin në vitin 1981 te varri i Tahir Mehës se do ta vazhdoj Luften Çlirimtare gjë që edhe e bëri më vonë. Liria dhe bashkimi Kombtarë janë çmimi të cilin e paguan me jetën e tyre dëshmorët dhe heronjtë e Kombit," përfundoi fjalen zoti Lata. Tubimin e përshëndeti edhe politikani belgo-shqiptar, Amet Gjanaj, kandidat për deputet në regjionin e Brukselit. i cili tha: jamëi autorizuar nga Nënkryetari i PS frankofone belge, Philipe Moureaux, t'iu përciell homazhet tona për Tahir dhe Nebi Mehën. Sakrifica e tij tregon se Shqiptarët nuk durojn robrinë dhe për kët u vra Tahir Meha. Po ashtu me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua edhe musafiri Rachid Azdad, i deleguari special i Partis Socialiste frankofone belge. Faleminderit që më dhatë fjalen dhe në emër të PS të Brukselit u shprehim homazhet tona për dëshmorin e tuaj, Tahir Meha. Ne do të përkrahim dhe ndihmojmë procesin e njohjeve të reja të Pavarsisë së Kposovës si dhe inkuadrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian," tha z. Azdad. Më pas foli mërgimtari i vjetër Bajram Selmanaj, i cili tha: Drenica ka qenë dhe është vatër e Patriotizmit Shqiptarë ku lindi dhe veproi edhe Tahir Meha. Tahir dhe Nebi Meha ranë në alltarin e Lirisë dhe ja falen nderin Shqipërisë". Kurse në emër të LASH-it të Belgjikës kryetari i sajë Dr. Agim Syla u shpreh: Në Qytetin tonë, këtu ku jemi sot, në Sint Niklaas me rrethinë, jetojn rreth 500 mërgimtarë shqiptarë dhe në mesin e tyre edhe Familja e Tahir Mehës, rrespektivisht veprimtari i vjetër Zymer Meha me Familje. Ne shprehim respekt dhe nderim për Familjen Meha, sidomos për guximin e tyre t'i kundervihen me pushkë okupatorit. Prezantuesi i programit Fatmir Tredhaku më pas lexoi një telegram që u kishte ardhur organizatorëve nga Kosova, ku familjarët e Tahir e Nebi Mehës Prof. Dr. Murat Meha dhe Zymer Meha falenderojnë Kryesinë e PDK-së për Beneluks që me këtë aktivitet kan nderuar emrat e dëshmorëve. Më pas filloj programi Artistik. Për fillim u lexuan shum poezi kushtuar Tahir Mehës dhe pastaj me këngë patriotike që kënduan këngëtarët: Valondhe Muhamet Avdija, Vedat Ismajli e Iliaz Sinani. Ndërsa pjesa kryesore e prigramit artistik i ishte lënë Irfan Blakçorit, artistit të këngës Shqipe.
Në Duisburg Dega e PDK.-së në Gjermani Festoj Përvjetorin e Parë të Pavarsisë së Kosovës Kryesia e Degës së PDK.-së për Gjermani së bashku me antarët dhe simpatizantët e sajë Festuan Përvjetorin e Parë te Shpalljes së Pavarsisë të Republikës së Kosovës. Salla që kishte afër njëmijë ulëse dhe e dekoruar me Flamurin Kombtarë, Stemën e UÇK.-së Fotografinë e Komandantit tonë Legjendarë Adem Jasharit dhe Flamurin e Shtetit te Kosovës, dhe me një Pjesëmarrje masive e bënë një Atmosferë dinjitoze. Kryesia e Nëndegës për Nordrhein - Westfahlenit si Nikoqire që ishte, në hyrjen e Sallës përzemërsishtë i pritën Bashkatdhetarët dhe musafirët. Me intonimin e Himnit Kombtarë dhe Himnit të Shtetit të Kosovës, dhe pas një minutë heshtje në nderim te gjithë Dëshmorëve të Kombit, moderatorja e mirënjohur Mimoza Kelmendi falenderoj te pranishmit për pjesëmarrje masive, ju uroj Përvjetorin e parë të Pavarsisë së Kosovës, dhe shpalli te hapur Manifestimin. Zonja Kelmendi përshëndeti kryesinë e Degës sonë për Gjermani, Kryetarin Sadri Lata antarin e Kryesisë së Degës njëherit edhe Kryetarë i Nëndegës për Bayern zotin Ramadan Mexhuani, Kryetarin e Nëndegës për Hessen njëherit edhe Kordinatorë i Degës me Qendren e PDK-së në Prishtinë zotin Hakif Berisha dhe Afrim Krasniqin Kryetar për NRW. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Degës së PDK.-së për Gjermani zoti Sadri Lata, pasi i Përshëndeti te pranishmit dhe ju Uroj Përvjetorin e Parë te Shtetit të Kosovës, Ai i solli përshëndetjet dhe Urimet edhe në Emër të Kryeministrit tonë Zotit Hashim Thaqi. Zoti Lata në formë kronologjike i përmendi datat e mëdha të Historis sonë Kombtare, duke filluar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kthimin e Tijë në Krujen Legjendare, pastaj mbajtja e Lidhjes së Prizrenit e udhëhequr nga Patriotët e shquar Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e përfaqsues te gjitha Trevave Shqiptare që lidhën Besën dhe vazhduan Luften Ushtarake e Politike drejt ndertimit te Shtetit, e deri te 28 Nëntori i Vitit 1912 ku Plaku i Urtë Ismail Qemajli e Shpalli Shqipërin Shtet Sovran dhe të Pamvarun. Edhe pse shqiptarët e shqallën Pavarësinë e tyre në të gjitha trojet shqiptare, megjithatë Konferenca e Londrës e mbajtur me 1913 Shqipërinë nuk e njohu si shtet në gjithë hapsirën e sajë kombëtare, duke lënë kështu mbi gjysmën e tokave shqiptare nën pushtimin e fqinjëve të sajë. Mbi një pjesë të madhe në trojet shqiptare pushtimin e tyre e shtrinë Sërbia, Mali i Zi dhe Greqia, e më vonë nga pjesë të trojeve tona u krijua edhe shteti artifeciale, Maqedonia. Gjatë gjithë periudhës së padrejtësive të madha që iu bë shqiptarëve, duke e ndarë kombin tonë në pesë shtete, populli yne asnjëherë nuk u pajtua me pushtimin e trojeve të veta, ndaj dhe pandërprerë zhvilloj luftën për liri dhe pavarësi kombëtare. Gjatë Luftës së Dytë Botrore, me shpresë se kësaj radhe vërtetë do të merreshin parasysh aspiratat dhe te drejta e popujve për liri dhe të drejtën universale të kombeve për vetvendosje, edhe Shqiptarët e viseve të pushtuara iu bashkangjitën Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke dhënë një kontribut të madh në luftën e popujve për çlirim nga pushtimi nazifashist. Por edhe kësaj radhe shqiptarët tradhtohen, duke mbetur edhe mëtutje nën pushtimin dhe robërinë serbo/sllave. Pushtetarët e rinjë sllav e rënduan edhe më shumë shtypjen mbi popullin tonë, duke bërë krimet më çnjerzore kundër gjithë atyre që nuk pajtoheshin me riokupimin e trojeve tona. Përseri ishin bijtë më të devotshëm të popullit, ata që u vunë në ballë të luftës për liri dhe bashkim kombëtar, duke bërë kështu një rezistencë të jashtzakonshme, rezistencë e cila u kushtoj me jetë mijëra luftëtarëve të lirsë. Vrasjet e tmerrshme, torturat dhe burgosjet e pa numerta ndaj atdhetarëve shqiptar e përcollën gjithë periudhën e ripushtimit të trojeve tona nga e ashtuquajtura RSFJ, por pushtuesi kurr nuk arriti që ta shuaj apo ta ndal hovin e rezistencës shqiptare. Duhet te theksohet periudha e viteve 60-ta e 70-ta e deri te Demostratat Studentore te Vitit 1981 te cilat u shuan me gjakë nga forcat serbo-sllave. Pushtuesit serb të asaj kohe duke parë se këto demostrata i dhane kahjen e duhur zgjidhjes së çeshtjës shqiptare, në vitin 1989 instaluan sistemin policore në Kosovë, duke hequr me dhunë Autonominë e sajë, edhe ashtu jo të plotë në kuadër të ish RSFJ-së. Prandaj, atdhetarët shqiptar ishin te bindur se tani kishte ardhur momenti i duhur për fillimin e organizimit të luftës për çlirimin e vendit. Ishin bijtë dhe bijat më të vendosur të Kombit Shqiptar ata që u vunë në ballë të organizimit për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, Komnadant i së cilës u caktua Heroi ynë Kombëtar Adem Jashari. Lufta e Ushrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sakrifica sublime e Familjës Jashari dhe gjithë Dëshmorëve të lirisë u tregoi shqiptarëve dhe gjithë botës; se liria e një populli nuk vije me fjalë boshe, por ajo vije vetëm me guxim e vendosmëri, duke e sakrifikuar edhe jetën në altarin e lirisë. Populli shqiptar gjithmonë do të përkulet me respekt para Deshmorëve te Kombit, Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan dhe Shkelzen Haradinajt, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Fehmi dhe Xheve Lladrovcit, Ismet Jasharit Kumanova, Muje Krasniqit, Tahir Sinanit, Ilir Konushevcit, Xhemajl Fetahut, Bekim Berishës, Agim Ramadanit, e shume e shume atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit, gjaku i të cilëve u be bazament i shtetit të Pavarur të Kosoves. Shqiptarët nuk do të harrojnë, por do tu janë mirënjohës popujve të shteteve demokratike të botës me në krye SHBA-të, të cilët dhanë ndihmën e tyre të madhe në luftën tonë për çlirim nga pushtuesi serb, pa ndihmën e të cilëve vuajtjet dhe sakrificat tona do të ishin shumë më të mëdha. Populli shqiptar i Republikës së Kosovës për jetë e mot nuk do të harroj kontributin dhe ndihmën e jashtzakonshëm që dhanë shqiptarët nga e gjithë hapsira jonë kombëtare, përfshirë këtu Shqipërinë, Shqiptarët e Maqedonisë, ata të Kosovës Lindore dhe të Malit të Zi, si dhe mergimtarët, pa ndihmën e të cilëve Ushtria Çlirimtare e Kosovës shumë vështirë do ta kishte të bënte luftën e sajë të armatosur, dhe sot Kosova të shihte dritën e lirisë dhe Pavarësisë nga okupimi serb. Duke festuar të gjithë së bashku, ne nderojmë dhe rrespektojmë gjthë Dëshmorët e Kombit që dhanë jetën për Çlirimin e Vendit, rrespektojmë poashtu aktivitetin dhe angazhimin e gjithë brezave që kontribuan ne ndërtimin e Shtetit tonë, tashmë të njohur edhe nga shumë Vende të Botës Demokratike. Kosova po ecë me hapa të shpejtë drejtë zhvillimit dhe ndërtimit të Vendit, dhe kjo na bënë edhe më krenarë, më të bashkuar dhe më të fort për tu ballafaquar me sfida të tjera të Çështjes sonë Kombtare. Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit. Urime Përvjetori i Parë i Pavarsisë së Kosovës, përfundoi fjalën Kryetari i Degës Sadri Lata. Të pranishmëve ju drejtua edhe antari i Kryesisë së Degës, rrespektivishtë Kryetari i Nëndegës së PDK-së për Bavari zoti Ramadan Mexhuani. Zoti Mexhuani Përshëndeti dhe i përgëzoj Shqiptarët kudo që Jetojnë për Pëvjetorin e parë të Pavarsisë së Kosovës. Ai në mes të tjerahs tha: ne Sot nuk po e festojmë thjeshtë vetëm Shpalljen Pavarsisë së Kosovës, por po festojmë edhe të arriturat e Kombit Shqiptar në përgjithësi e te Populit të Kosovës në Veqanti. Qeveria e Kosovës për një Vit Shtet ka arritur te krijoj një imixh te fortë Demokratik, dhe ka bër punë shum të mëdha si; miratimi i Kushtetutes, formimi i Institucioneve-Ministrive që ne nukë i kishim para se të Shpallej Kosova Shtet, sukseset në Infrstruktur, Arsim, Siguri, Politiken e Mbrendshme dhe të Jashtme, njohja e Shtetit te Kosovës deri më tani nga 55 Shtete, e k'shtu me radhë. Vlen të theksohet se të pranishëm në Manifestim ishin edhe Nipi i Komandantit Legjendarë Adem Jashsrit Sefedin Rreci, dhe Vllau i Dëshmorit të Kombit Mujë Krasniqi, Ajet Krasniqi. Pastaj Byna ishte e lirë për Këngëtarin e mirënjohur të Folklorit Shqiptar Shaqir Cërvadiku me grupin e Tijë i cili me muzikën e Tijë të pastër Shqipe krioj një Atmosferë shumë Festive dhe kështu vazhdoj Programi deri në orët e vona të mbrëmjes. Kryesia e Degës Falenderon për kontributin e dhënë të gjithë ata që finansuan mbajtjen e Manifestimit; Ajet Krasniqi, Sadri Lata, Misin Zekollin, Milaim Zogaj, Afrim Krasniqi, Ramadan Mexhuani, Tahir Delija.
Siegburg 05.03.2009 Sot, njëmbdhjet Vjetë pas rënjës në alltarin e Lirisë, Vendi Ynë përkujton me dinjitet Vepren e Komandantit tonë Legjendarë Adem Jasharit, Krye Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përvjetorin e Parë të Kosovës Shtet të Pavarur dhe Sovran, dhe ndërkombtarisht të njohur nga 55 Shtete. Sa herë që vjen 5, 6, dhe 7 Marsi, në kujtesen tonë ngritet si kala madhështia e një qëndrese, një lufte, një mesazhi, që Bota s'kishte marrë asnjë herë më parë. Një mesazhë që zgjoi edhe mendjet më të fjetura e të turbulluara të asaj kohe. Sa her vjen Marsi, para nesh shfaqet baca Shaban, Hamza e Ademi duke kuvenduar në atë kullë qëndrese, me Dajën Osman, në atë kullë ku u rritën vetëm luftëtarë e luftetare, ku e lidhen Besën me njëri tjetrin, e atë Besë ia dhanë Kosovës dhe Lirisë së sajë. Ata, atë ditë vendosën ti tregonin Shqiptarve dhe gjithë botës, se liria dhe nderi shqiptar mbrohet me gryken e pushkës, që nga plaku e gjer të fëmija në djep. Se Liria e një Populli nukë vije me fjalë boshe, por ajo vije vetëm me guxim dhe vendosmëri, duke sakrifikuar edhe Jeten në alltarin e Lirisë. Lufta heroike e Komandantit tonë Legjendarë Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari ia kthyen dinjitetin popullit tonë që me vite po dergjej nën durimin e pa fund, të një pritjeje të pakuptimt. Ai ishte betuar që të paguante çdo çmim, që fëmijët e Kosovës të jetonin të lirë, që Flamuri i Skenderbeut të Valonte i lirë në trojet tona , dhe këtë e bëri, me gjithë Familjen e Tijë dhe gjithë shokët e Tijë Madhështia dhe përmasat mitike të ngjarjes së 5, 6 dhe 7 Marsit qëndrojnë pikërisht në veçantinë e qëndresës dhe mynyres se si e bën Luften Jasharajt. Aty ishin një brigadë lirie e përbër nga moshat më të ndryshme, aty u shpalos përgaditja shekullore për liri. Përpjekja e Bacës Shaban, për të pëgaditur luftëtarë lirie, u shpagua ato Ditë, të cilat e kthyen për së mbari historinë më të re të Kombit tonë, U shpagua sepse, në atë Betejë të lavdishme, Kosovës, jo vetëm që ju kthye dinjiteti, e ju hapen dyert e Lirisë, por ju dhurua miti, Legjenda, një Legjendë që s'kishte përjetuar më parë. Baca Shaban, Hamza e Komandanti Legjendarë Adem Jashari, dhe fëmijët e tyre, ishin të vetëdijshëm se vetëm me një Luftë dhe flijim të tillë do të mund të përcillnin mesazhin me përmasa të tilla, siç e morem ne dhe tërë Bota. Pikërisht këtu qëndron madhështia e pa përsëritshme dhe e pa ndodhur ndonjëherë me parë në një Luftë të tillë për Liri. Figura e Adem Jasharit e Hamzës dhe sidomos e Bacës Shaban, del nga konturat e hekurta të mbinjerëzores dhe paraqitet me tërë thjeshtësinë, vizionin dhe përgaditjen luftarake dhe teorike që mund të kenë vetëm njerzit e mdhejë. Duke e parë se si rrodhi jeta, në familjen Jashari, pas kësaj ngjarje sa të lavdishme po aq edhe të dhimbshme, duke parë forcën për ta mundur dhimbjen dhe përpiekjen heroike të pjestarëve të gjallë të kësaj Familje - që u bë institucion i popullit tonë, u bë burim i forcës dhe mbështetjes për tërë popullin, figura e mësuesit Shaban dhe e bijve të tij na bëhet më e dashur më e afërt për të gjithë. Vetëm një familje e tillë emblemë, ku mbizotronte harmonia dhe dashuria e pa fund, mund të jap mesazhin e fuqishëm. Vetëm një familje, me një edukatë të mirëfillt njërzore, intelektuale e patriotike mund ti jap popullit të sajë mundësinë që ta përjetoi legjendën dhe mitin pa pasur nevojë të kalojnë vite. Dhe në fund po them se, vendimi i Shaban Jasharit me Komandantin Legjendarë Adem Jashari, Hamzën dhe me tërë Familjen së bashku, për t'ju kundërvënë armikut, përbënë aktin më sublim që ka njohur ndonjëherë njerzimi. Janë të panumërta rastet ku heronjtë dhe Dëshmorët kanë dhënë jetën për Atdhe, por sakrifica që e bënë Jasharajt është unikat, ata luftuan bashkë me fëmijët e tyre . Ata, në sfondin e Flamurit tonë bashkë me jetën e tyre, mbështollen edhe jetën e asajë që është më e shtrenjë se vetëvetja, Jetën e fëmijëve të vetë. E pikërisht ky fakt e bënë edhe më madheshtore dhe mbi njerzore sakrificën e kësajë Familje. Përjetësisht me respekt, do të përkulemi para jetës dhe Vepres së Komandantit tone Legjendarë Adem Jasharit dhe Familjes Jashari Lavdi rënies heroike të Jasharajve ! Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit ! Kryetari i Degës së PDK.-së Për Gjermani Sadri Lata.
Ne Belgjik shenohet 11 vjetori i sakrifices sublime të Familjes Jashari Liria fryt i sakrificës së Jasharajve legjendar Me organizimin e deges së PDK-së për Beneluks në qytezën Diggem, në periferi Të Bruksellit u shënua 11 vjetori I renjes heroike të komandatit legjedar Adem Jasharit me familije. Manifestimin e hapi Fatmir Tredhaku, Kryetar i nëndegës së PDK-s për Bruksel ndërsa më pas e mori fjalën Bedri Podrimçaku kryetar i degës së PDK-së për Beneluks ku në mesë të tjerash në fjalën e tijë tha : “Populli shqiptar gjthmonë do të përkulet me rrespekt para komandantit Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorvë që dhanë jetën për liri. Ne ujemi mirnjohës popujve dhe sheteve demokratike të botës në kryeme sHBA-të të cilët na dhanë ndihmen e tyrë të madhe në luftën tone për çlirim nga pushtuesi serb, pa ndihmen e të cilve vuajtjet dhe sakrificat tona do të ishin shumë më të mëdha. Duhët theksuar se mergata shqiptare ishte si trupi dhe shpirti I lidhur me UçK-në, ajo e dha kontributin e madh për çlirimin e Kosovës”. Fjalën e rastit për jetën dhe veprentarin e heroit kombëtar Adem Jasharit e mbajti, Izair Topojani anëtar I kryesisë së PDK-së për Beneluks. Tubimin e përshendetën në emër të musafirve-delegacioni nga Gjermania I kryesuar nga kryetari I degës-së PDK-së për Gjermani Sadri Lata, pastaj Halit Elshani në emër të AAK për Antverpen si dhe politikani I mirnjohur Belgo-shqiptar Ahmet Gjanaj Me pas u mbajt një program i pasur kulturor-Artistik 10/03/2009 Bruksell
Në kuader të aktivitetit të Degës së PDK-së për Gjermani, në Berlin u mbajt takimi i radhës. Me ftesën e kryesisë së Nëndegës së PDK-së për Belin dhe Brandenburg, të Shtunen me 20.06.09 Kryetari i Degës së PDK-së për Gjermani zoti Sadri Lata, mbajti takim pune me kryesin e kësaj Nëndege. Së pari zoti Lata të Shtunen në ora 14h i shoqëruar nga konsulli i Republikës së Shqiprisë zoti Ilir Halilaj dhe antari i Kryesisë së Degës së PDK-së zoti Avdulla Luma, bëri vizitë në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin, ku dhe u pritën nga Sekretari i Parë i Ambasades z. Islam Spahiu. Në emër të Degës së PDK-së për Gjermani zoti Lata, uroj emrimin e tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës, u.d. Ambasadorit z. Dr. Vilson Mirdita dhe Sekretarit të parë z. Islam Spahiu, duke ju dëshiruar suksese në punë. Po ashtu z. Lata, në emër të Degës përshëndeti dhe falenderoj Ambasaden e Republikës së Shqiprisë, rrepektivisht Konsullin z. Ilir Halilaj për angazhimet dhe kujdesin e tijë vite me radhë që ka treguar për të gjithë shqiptarët pa dallime Rajonale apo ideoligjike. Në vazhdim në pika të shkurtëra Kryetari i Degës së PDK-së bëri një rezyme të punës së aktivitetit të nëndegëve dhe Degës në Gjermani, dhe të njëjten kohë sekretarit të parë i shprehu gadishmërinë e Degës për një bashkëpunim në ato fusha ku dhe mund të bashkpunohet. Në këtë takim u vlersua lartë puna e Qeverisë së Kosovës, dhe zhvillimet në Vend e sidomos që nga Shpallja e Pavarsisë së Shtetit, mirëpo kryetari paraqiti edhe shqetësimet dhe kërkesat e mëdha që vijnë nga qytetarët e Kosovës dhe kërkoi që të emruarit në Ambasaden e Kosovës të vazhdojn me angazhimet e tyre, që sa më parë të fillojnë me punën për paisjën me dokumente qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojn në Gjermani. Sekretari i parë z. Islam Spahiu theksoi se " kupton drejt shqetësimet e kryesisë së Degës së PDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, mirëpo ai paraqiti edhe proceduren ligjore që duhet të kaloj stafi Diplomatik dhe ai Konsullorë, si dhe miratimet që duhet të bëhen nga ana e Kuvendit të Kosovës, procedur kjo që natyrisht edhe ka marrë kohë, mirëpo Sekretari i Parë, ishte i mendimit se pas pushimeve Verore do të fillohet me funksionalizimin edhe të stafit Konsullorë. Që të dy palët ishin të mendimit se, zhvillimet në Vend kanë marrë drejtimin e duhur, dhe Kosova po ecë me hapa të shpejtë dhe të sigurtë drejt integrimit ne struktura EuroAtlantike. Takimi në Ambasaden e Republikës së Kosovës përfundoj në oren 17h ne një frymë Vllazrore. Pastaj Kryetari i Degës së bashku me antarin e Kryesisë z. Avdulla Luma vazhduan drejtë Odes Shqiptare në Berlin, ku dhe u mbajt mbladhja me Kryesinë e Nëndegës së PDK-së për Berlin dhe Brandenburg, si dhe takim me bashkëatdhetarët e këtij Qyteti. Në mbledhje të pranishëm ishin kryesia e Nëndegës: Kryetari Isa Shabani, Avdulla Luma, Agim Kalenderi, Shyqeri Gashi, Skelzen Luma, si dhe aktivist dhe anëtar të PDK-së si, Sali Sefa, Muhamet Selimi etj. Kryetari i Nëndegës z. Isa Shabani falenderojë kryetarin e Degës për angazhimet e tijë dhe viziten që ju bë nëndegës dhe paraqiti një pasqyrë të punës për gjashtë mujorin e parë të këtij Viti. Rreth raportit të punës u inkuadruan të gjithë antarët e kryesisë së Nëndegës në debat. Raporti i punës u vlersua pozitivë dhe në të njëjtën kohë kryesia u përcaktua që pas kërkesave të mëdha të aktivistëve dhe interesi i antarëve të rinjë për antarsim në PDK, sa vjen e rritet, në mbledhjen e radhës të bëhet freskimi me antarë të rinjë dhe numri i antarëve të krysisë nga pesë antarë, sa është për momentin, të rritët në nëntë antarë. Një rolë shumë të rëndsishëm në propagandimin e aktivitetit të Degës dhe mundësis për kontakte edhe nëpërmjet internetit, ka ofruar faqja e PDK-së www.pdkgjermani.de që mbikqyret nga Nënkryetari i Degës z. Ramadan Mexhuani që nga Viti 2003 u vlersua si shum pozitive dhe kryesia e Nëndegës falenderon shumë menagjimin e faqës. Mandej fjala ju dha Kryetarit të Degës z. Sadri Lata, i cili duke e përshëndetur Kryesinë e Nëndegës për aktivitetin e tyre theksoj se," Partia Demokratike e Kosovës jashtë Vendit ka luajtur një rol shumë të madhë konstruktiv në Qështjen tonë Kombëtare që nga Lufta e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zhvillimet e pas Luftës në kohën e tranzicionit, Fitorja e PDK-së në zgjedhjet e fundit Parlamentare të mbajtura me 17 Nëntorë 2007, e deri të Shpallja e Pavarsisë së Shtetit me 17 Shkurt 2008. Roli dhe aktiviteti i Degës së PDK-së në Gjermani gjithnjë ka qenë dhe do mbetet mbi bazat tona Kombëtare, duke ruajtur dhe kultivuar Kulturen tonë, gjuhën dhe Traditat tona Shqipëtare. Prandaj edhe k'tu ka qenë suksesi i Degës sonë. Mbajtja e Tubimeve kushtuar Dëshmorëve të Kombit, Tubimet Manifestive siç është 28 Nëntori dhe 17 Shkurti PDK-ja ju ka ofruar antarëve dhe simpatizantëve si dhe të gjithë bashkëatdhetarëve mundësinë për tu afruar dhe bashkuar sa më shumë rreth Idealeve tona Kombtare, gjithnjë duke nderuar dhe rrespektuar Historinë Tonë, Lufen e Shenjtë të UÇK-së e që falë Fitores së UÇK-së sot Kosova njihet si Shtet i Pavarur dhe Sovran nga më shumë se 60 Shtete te Botës Demokratike. Kryetari i Degës kërkoj një angazhim edhe më të madhë te kryesisë së Nëndegës dhe antarëve të saj ne Berlin, ai kërkoj nga kryesia e Nëndegës që pas pushimeve Verore, ku siç u shpreh ai, ju mund të shihni për së afërmi sukseset dhe zhvillimet e Qeverisë sonë, duhet të fillohet menjëherë me aktivitete, pasi që në Vjeshten e këtij Viti rrespektivisht me 15 Nëntorë do të mbahen zgjedhjet Lokale në Vend. Prandaj nëse ne dëshirojmë që Kosova të zhvillohet në vazhdimsi, gjithësesi PDK-ja duhet të dalë fitore edhe në ato pakë Komuna ku nukë është dominante. Me përshendetjet ma të përzëmerta Sekretari i degës së PDK-së Mehdi Qallapeku
Intervista e Kryetarit te deges se PDK-se dhene gazetes Zeri Blerim Shabani Meqë tashmë ka filluar edhe zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë dhe edhe ne që jemi jashtë vendit jemi të preokupuar me këto zgjedhje, redaksia e Zërit të Ditës, botimi i jashtëm ka vendosur që krerëve të degëve në perëndim të partive kosovare t`ua shtrojë disa pyetje rreth angazhimit të degëve të tyre sa u përket këtyre zgjedhjeve. 1. Më 15 nëntor në Kosovë mbahen zgjedhjet për institucionet lokale. A ka planifikuar dega e juaj pjesëmarrje në ndonjë mënyrë në këto zhgjedhje: do të organizohet shkuarje kolektive për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje; është organizuar farë zyre apo salle (siç ishte bërë për zgjedhjet para dy vitesh) ku mërgimtarët mund të dorëzojnë fletëvotimet e tyre që pastaj dërgohen në Kosovë ose ndonjë formë tjetër angazhimi? Përgjigjje: Sadri Lata, Së pari në Emër timin Përsonal dhe në Emër të Degës së PDK-së për Gjermani, e falenderoi Redaksinë e "Zërit të Ditës", që na dhatë mundësinë për të dhënë opinionet tona dhe për të paraqitur aktivitetin e degës sonë në prag të zgjedhjeve Lokale që do mbahen me 15 Nëntorë në vendlindje. Dega jonë me kohë është përgaditur për zgjedhjet Lokale në Kosovë, kësaj radhe nga Anbasada e Kosovës në Berlin jemi furnizuar me formullarë dhe i kemi shprëndarë antarsisë së gjerë në Gjermani, kurse shkarkimin e formullarëve mund ta bëjnë të gjithë të interesuarit edhe në faqen tonë www.pdkgjermani.de mandej, natyrishtë se kemi të planifikuar një mori aktiviteti, për fillim do të kemi mbledhjen e Kryesisë së Degës me daten 24.10.09 në Frankfurt, dhe më vonë takim me antarët dhe simpatizantët tanë, pastaj do ti vizitoj disa nëndegë me radhë, me 31.10.09 takim me Nëndegën për Bavari në Qytetin Mynhen dhe simpatizantët e PDK-së atje, me 07.11.09 takim me kryesinë e Nëndegës për Niedersachsen dhe simpatizantët tanë në Qytetin Hanover dhe së fundmi me 14.11.09 do jemi në Köln me Nëndegën per NRW. Kurse rrethë shkuarjes kolektive jemi në konsultim e sipër, por që Kordinatori i Degës zoti Hakif Berisha, do të shkoj në Kosovë dhe do te marrë pjesë në fushatë deri në fund. 2. Nga zgjedhjet e kaluar nuk ka pasur asnjë rast që ndonjë mërgimtar të jetë zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës ose këshilltar në parlamentet lokale, me gjithë pjesëmarrjen në gara të disa kandidatëve. E dimë se kësaj here mbahen vetëm zgjedhjet lokale. Por megjithatë duam të dimë edhe mendimin tuaj rreth sistemit zgjedhor në Kosovë: a do të duhej sipasj jush që të ketë një përfaqësim të diasporës në Parlamentin e Kosovës? Si mendoni se mund të bëhej kjo? Përgjigjje: Sadri Lata , në zgjedhjet e kaluara nga radhët e PDK-së nuk ka pasur asnjë kandidatë nga degët jasht Vendit që ka kandituar për Deputet në Parlamentin e Kosovës, apo kshilltarë në parlamentet lokale, ndoshta mund të ketë pasur ndonjë nga partitë tjera, megjithatë mendoi se ka munguar një interes më i madh i mërgimtarëve për të qenë më aktiv dhe më të organizuar në këtë drejtim. Kurse sa i përket pjesës së dytë te pytjes suaj, ne mendojmë se duhet dhe do te ketë një përfaqsim te Diaspores ne Parlamentin e Kosovës, dhe kjo mund të bëhet ne zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, natyrishtë se ky përfaqsim duhet të jetë i lirë dhe Përsonat të cilët do e përfaqsonin Diasporen duhet të jenë pjesë e Diaspores, njohës të aktivitetit jasht Vendit, sepse ashtu mund të krijojmë një lidhje edhe më te fortë me Instuticionet tona Vendore, duke përfshir këtu interesat jo vetëm të organizimit por edhe të Bizneseve, të atyre që mendojnë të kthehen në Vendlindje e k'shtu me radhë. 3. Krerët e partive në Prishtinë zakonisht mërgatën e perceptojnë si "rezervoar" të financave për aktivitetet zgjedhore. A keni pasur ose keni tash kërkesa të qendrave tuaja partiake për të financuar zgjedhjet në Kosovë? Në përgjithësi, në çfarë forme ndihmoni ju si degë fushatën zgjedhore të partisë suaj në Kosovë? Përgjigjje: Sadri Lata, jo, kërkesa për të financuar Fushatën zgjedhore ne si PDK nukë kemi pasur asnjë herë, Kosova tashmë është Shtet i Pavarur edhe pse ende nukë janë bërë dy Vite që nga shpallja e Pavarsisë, mirëpo mjetet të cilat janë ndarë nga Buxheti i Kosovës për partitë, PDK-së i ka mjaftuar, megjithatë ne si pjesë e sajë që jemi fushaten zgjedhore e ndihmoim me aktivitetet tona këtu ne Gjermani, siqë e thashë edhe më lartë ne kemi mbledhjen e kryesisë këtë të Shtunde dhe aty do hartojm një plan program në mbështetje të PDK-së dhe kandidatëve tanë për Kryetarë komunash. Do të kemi musafir edhe nga Kryesia e PDK-së nga Kosovë. Pra do të kemi një angazhim të madhë nga të gjithë antarët e Kryesisë, Këshillit Drejtues dhe kryesive të nëndegëve si dhe antarëve dhe simpatizantëve tanë këtu në Gjermani. 4. çfarë mendimi keni rreth përfaqësimit të interesave të mërgatës në institucionet e Kosovës dhe në veçanti në Kuvendin e Kosovës? Përgjigjje: Sadri Lata, përfaqsimi i interesave të Mërgatës në instuticionet e Kosovës dhe në veçanti në Kuvendin e Kosovës që nga Formimi i Qeverisë që udhëhiqet nga PDK-ja ka filluar të jetë më aktual. Është miratuar ligji për mërgaten, si dhe është vlersuar shum kontributi i mërgatës. Pran zyres së Kryeministrit është themeluar edhe zyra per mërgaten, dhe është duke u kompletuar stafi. Shpresojm se në të ardhmen edhe zëri i diaspores do të dëgjohet nga foltorja e Parlamentit te Kosoves. 5.Për fund: cilat janë sipas jush argumentet që zgjedhësit duhet të votojnë pikërisht për partinë tuaj në këto zgjedhje? Përgjigjje: Sadri Lata, së pari urojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe Demokratike, që pjesmarrja të jetë sa më masive, janë zgjedhjet e para që organizohen pas shpalljes së Pavarsisë. Argumentet që zgjedhësit ta votojn PDK-ne, janë të shumta: Rezultatet dhe projektet e arrituara ne ato komuna ku qeveris PDK-ja, tregojn qartë se jan berë ndryshime pozitive, është treguar kjartë një sinqeritet dhe angazhimi dhe Qeverisje të mirëfilltë në ndërtimin dhe zhvillimin e Vendit në shum fusha, qofshin ato ne Arsim, përmirësimin e sistemit arsimor, rritja e pagave, qofshin ato të arsimtarëve apo edhe të Profesorëve, ndërtimi i shum shkollave, në infrastruktur, në menaxhimin e gjendjes së Sigurisë në përgjithësi, hapja e vendeve te reja pune, etj etj. PDK- është një parti e fortë, me perspektivë per të gjithë, kjo po deshmohet çdo ditë dhe shpresoj e uroj qe kesaj radhe te dal fituese edhe ne ato komuna ku me pare nuk e ka shtri pushtetin, besoj se edhe ne zgjedhjet e ardheshme Parlametare do të fitojmë dhe do ta qeverisim Kosovën ashtu siq e meriton Kosova dhe Shqiptarët. Kryetari i Degës së Partis Demokratike të Kosovës për Gjermani Sadri Lata.
Partia Demokratike e Kosovës Dega për Gjermani 28.10.2009 Kryesia e Degës së PDK-së të Shtunden me 24.10.09 në Frankfurt mbajti mbledhjen e sajë të radhës. Në një atmosferë shumë të mirë dhe një pritje mirë të organizuar nga ana e antarëve të kryesisë që vijnë nga Nëndega për Hessen, si nikoqire që ishin, kryesia e Degës mbajti mbledhjen e sajë të radhës. Sekretari i Degës zoti Mehdi Qallapeku, paraqiti rendin e Ditës të propozuar me kohë nga kryetari, dhe me një përshëndetje e hapi mbledhjen e kryesisë. Rendi i Ditës: 1.Analizë e punës dhe detyrat për të ardhmen, a.Raport nga nëndegët. 2.Miratimi i një planprogrami në prag të zgjedhjeve Lokale në Vend. 3.Hartimi i një kërkese për të ju drejtuar Qendrës në Prishtinë, rrethë aktivitetit të Degës dhe domosdoshmërisë së bashkpunimit më të afërt. 4.Të ndryshme: Rendi i Ditës u miratua unanimishtë. Të pranishëm në mbledhje ishin: Kryetari i Degës Sadri Lata, Nënkryetari Ramadan Mexhuani, Sekretari Mehdi Qallapeku, Antari i Kryesisë Hakif Berisha, Arkatari Shefqet Zhegrova, antari I kryesisë Gani Krasniqi. Munguan Zëdhënsi Kadri Gërvalla për arsye Familjare, dhe dy antarët nag Berlini Avdulla Luma dhe Isa Shabani. Pastaj mbledhjen e udhëhoqi Kryetari i Degës zoti Sadri Lata. 1. Për fillim kryetari bëri një analizë të punës dhe gjendjes aktuale të Degës në përgjithësi, ai tha se jemi të kënaqur me punen dhe aktivitetin e Degës, kryesive të Nëndegëve dhe seksioneve. Zhvillimet positive në Vend në këto dy Vitet e fundit, e sidomos që nga fitorja e PDK-së në zgjedhjet e Nëntorit te Vitit 2007 dhe pas Shpalljes së Pavarsisë me 17 Shkurt 2008, si dhe sukseset e dukshme të Qeverisë sonë, bënë që shum nga aktivistet tanë të ndihen më të rahatshëm, megjithatë aktiviteti i Degës ka vazhduar dhe kemi arritur që të përmirësojmë dukshëm formen e organizimit, si p.sh. duke shtruar darkë për nderë të Ditës së Flamurit e kështu me radhë. Takimet e rregullta me nëndegët si dhe mbajtja e Tubimeve qofshin ato Përkujtimore apo ato Festive PDK-ja ju ka mundsuar antarëve, simpatizantëve dhe gjithë Shqiptarëve që të jenë më të organizuar dhe më afër njëri tjetrit dhe njëkohsishtë Kryesia e degës në këto takime dhe Tubime ka paraqitur edhe të arriturat e PDK-së në Kosovë. Falë aktivitetit të pa lodhshëm të kryesisë së Degës dhe kryesive të nëndegëve, Dega jonë ka shtatë nëndegë. Në këtë pikë diskutuan te gjithë antarët që ishin pjesmarrës në mbledhje, të gjithë ishin të mendimit se Dega jonë në Gjermani është e shtrirë në të gjitha qendrat kryesore të Gjermanisë. Mirëpo kishte edhe vetëkritika, e posaqerishtë për Nëndegen për Berlin dhe Brandenburg, ku pas kalimit te Sekretarit te kësaj nëndege Hajrush Dërguti dhe Nënkryetarit Shefqet Elezi me banim jashtë kësaj Nëndege, kryetari i Nëndeges Isa Shabni dhe antari i kryesisë Avdulla Luma nuk kan gjetur përkrahjen e duhur te antarve te tjerë të kryesisë, prandaj edhe u muarr vendim që Kryesia e Degës te gjej forma dhe kryesia e nëndegës për Berlin të freskohet me antarë të Rinjë. Po ashtu edhe për Nëndegen në Baden Württemberg kryesia mori vendim që të freskohet me antarë të rinjë pasi që edhe atje kemi pasur levizje te antarëve te Kryesis së kësaj Nëndege. Pastaj përfaqsuest e nëndegëve paraqiten raportet e tyre veqë e veq për periudhen Janar-Tetor 2009. Për Nëndegen për Nordrhein Westfahlen, raportoi Kryetari i Degës Sadri Lata dhe Sekretari i Degës Mehdi Qallapeku, pasi që të dy vijnë nga kjo Nëndegë. Ata ne vija te trasha raportuan për mbajtjen e Tubimit Manifestiv në Përvjetorit te parë te Pavarsisë i cili u mbajt ne Qytetin Essen si dhe takimet e rregullta te kryesis së Nëndeges për NRW. Për Bavari raportin e paraqiti Nënkryetari i Degës njëherit edhe Kryetari i Bavarisë Ramadan Mexhuan. Për Nëndegen Hessen raportoi Kryetari i Nëndegës njëherit edhe Kordinatori i Degës me Qendren zoti Hakif Berisha. Kurse për Rheinlandpfalz raportoi kryetari i kësaj Nëndege si dhe antari i kryesisë së Degës zoti Gani Krasniqi. Për manifestimin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, u vendos që Nëndega për Nordrhein Westfahlen të marrë përsipër organizimin dhe manifestimin e Ditës së Flamurit. Kurse për Tubimin Përkujtimorë për nderë të 12 Vjetorit te rënjes së Komandantit tone Legjendarë Adem Jasharit dhe Familjes Jashari, në Mars te Vitit te ardhshem, u vendos që te mbahet ne Mynhen pasi që edhe nëndega e Bavarisë shprehi gadishmërinë për te marrë përgjegjsinë e organizimit. U propozua që Tubimi përkujtimorë dhe Dy Vjetori i Pavarsisë së Shtetit, të Festohen së bashku me një datë. 2. Rreth pikës së dytë Kryetari i Degës propozoj një kalendarë pune deri me daten 15.11.2009. Ai propozoi që në gjdo fund jave Kryesia e Degës dhe kryesitë e Nëndegëve të kemi takime me simpatizantët kudo ku punojmë e jetojmë: jemi në prag të zgjedhjeve Lokale në Kosovë, prandajë edhe ne si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që jemi, të zhvillojmë aktivitete dhe të ushtrojmë ndikimet tona që Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani të Votojnë në favor të kandidatëve të PDK-së. Në mbledhje u propozua që ata antarë të kryesisë që kanë kohë dhe mundësi të shkojnë në Kosovë për të votuar dhe të njëjtën kohë te ju bëjnë thirrje Bashkatdhetarëve për të marrë pjesë masovikishtë në zgjedhjet e para Lokale pas shpalljes së Pavarsisë së Shtetit dhe të votojnë kandidatet e PDK-së. Me daten 31.10. 2009 Nënkryetari i Degës Ramadan Mexhuani, do te marrë pjesë në takimin me nëndegen për Bavari ne Mynhen. Me daten 01.11.2009 Kryetari Sadri Lata, do te marrë pjesë ne tubimin me Nëndegen për Rein Landpfhalz, ne Qytetin Bad Neuenahr. Pastaj me daten 07.11.2009 Kryetari Sadri Lata dhe Sekretari Mehdi Qallapeku do të marrin pjesë ne tubimin ne Hannover, dhe së fundmi me 15.11.2009 do te jemi në Köln me nëndegen për Nordrhein Westfahlen . Ky kalendarë pune i propozuar nga Kryetari dhe në marraveshje me kryesitë e nëndegëve, u miratua nga Kryesia e Degës. 3. Në pikën e tretë të Rendit të Ditës u diskutua rrethë kordinimit sa më të mirë të mundshëm me Qendren në Prishtinë. Kryesia e Degës së PDK-së në Gjermani është e kënaqur me punen dhe të arrirurat e Qeverisë sonë ku udhëhiqet nga Kryetari i PDK-së Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaqi. Ne e kuptojmë kryesinë e PDK-së për angazhimet dhe obligimet që kanë në kuader të Qeverisë dhe zhvillimeve në vend, mirëpo Kryesia e Degës në Gjermani duke pasur parysyshë që Dega jonë përbëhet nga shtatë nëndegë dhe ka një aktivitet të vazhdueshem, punen dhe vullnetin e mirë të kryesisë dhe K.D. potencialin e degës dhe te antarsisë së gjerë në përgjithësi mendojmë se, është e nevojshme një kordinim më të fortë dhe hartimi i një planprogrami të përbashkët të bashkpunimit dhe kërkojmë që: Kryesia në Prishtinë të caktoj një antarë te kryesisë që te jetë përgjegjës (kordinatorë) për kordinimin me degët jashtë Vendit. Që kërkesat apo Ftesat tona të paraqiten dhe të shqyrtohen nga Kryesi dhe të kemi konfirmim. Kjo formë mendojmë se, do ta mundsonte edhe më lehtë aktivitetin e degëve jasht Vendit! Kryesia e degës për Gjermani shpreh gadishmërinë e vetë për të qenë në shërbimin e PDK-së, dhe është e gatshme që së paku dy herë në Vitë te ketë takime pune me Qendren ne Prishtinë.
Siegburg 13.11.09 Dega e Partisë Demokratike e Kosovës për Gjermani. Kryesia e Degës së PDK-së për Gjermani dënon ashpër incidentin e shkaktuar ne Tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan të Mërkuren me daten 11.11.09 Tendencat e tilla bëhen nga ata përsona, dhe ato Parti që duan të arsyetojnë humbjet, dhe tentojnë për të goditur procesin elektoral. Ata duhet ta kuptojnë se votat e Popullit nukë fitohen duke gjujtur me gurë Eskorden e Kryeministrit të Kosovës njëherit Kryetarit të PDK-së zotit Hashim Thaqi. Shantazhe të tilla nukë i duhen Kosovës në asnjë kohë, dhe kurrësesi në kohen qe jemi Sot. Prandaj, Kryesia e Degës së PDK-së për Gjermani, shpreh brengosjet e veta dhe kërkon nga Policia e Kosovës që, të kapen aktorët që shkaktuan dhe nxitën incidentit dhe të dërgohen para Drejtësisë. Zgjedhjet në Kosovë do ti fiton ajo Parti që dëshmoj kjartë se, do të vazhdoj të punoj për zhvillimin e Vendit, dhe do të jetë në shërbim të Popullit, e kjo është Partia Demokratike e Kosovës. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë shum të lumtur që ka një Qeveri të tillë e cila do ju siguron se nukë do të ketë asnjë manipulim me voten e tyre.Kryesia e Degës së PDK-së për Gjermani, kryetari Sadri Lata Siegburg 13.11.09
17. 11.09 Siegburg Kryesia e Nndeg s s PDK-s mbajti mbledhjen e saj t radhs T Dielen me 15.11.09 ne Dyselldorf, kryesia e nndegs pr NRW mbajti mbledhjen e saj t rregullt. T pranishm n mbledhje ishin: Afrim Krasniqi kryetar i nndeges, Misin Zekolli Sekretar, Sadri Lata Kryetar i Degs njherit edhe antar kryesie n nndeg, Sahit Berisha antar, Milaim Zogaj, dhe Nusret Ahmeti antarë të kryesisë. Kryetari i nndegs Afrim Krasniqi paraqiti raportin e puns s nndegs për peridhen Janar - Tetorë 2009. Mbajtja e Manifestimit ne Duisburg me 22.02.09 për nder të Përvjetorit te parë te Pavarsisë së Shtetit dhe takimet e rregullta te kryesisë kanë tregur suksesin e duhur te kryesisë dhe antarëve te nëndegës sonë. Në këtë pikë diskutuan te gjithë antarët te pranishmit ne mbledhje. Pastaj fjala ju dha Kryetarit të Degës z. Sadri Lata, ai falenderoi kryesinë e nëndegës për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshem te tyre ne kuader te PDK-së, dhe kërkoj angazhimin e tyre në vazhdimsi. Kryetari i Degës në vazhdim kryesinë e nëndegës e njoftoi për gjendjen dhe aktivitetin e Degës ne përgjithësi, ai tha se jemi te kënaqur me ecurinë dhe aktivitetin e të gjitha nëndegëve. Nëndega për NRW u njoftua edhe për vendimet e marra nga ana e Kryesisë së Degës në mbledhjen e fundit te mbajtur me daten 24.10.09 në Frankfurt. Pastaj u diskutua për rrjedhen e Fushates parazgjedhore ne kosovë, ku të gjithë antarët u shprehen shum të kënaqur me fushaten dhe zhvillimet ne Kosovë. Kryetari i Degës dhe kryesia e nëndegës ishin te bindur se zgjedhjet e para Lokale që po mbahen pas Shpalljes së Pavarsisë së Shtetit, ne Kosovë edhe kësaj here Partia Demokratike e Kosovës do te fitoj shumicen e Komunave. Zoti Lata, njoftoi edhe për aktivitetin e Kryesisë së Degës sonë gjatë fushatës parazgjedhore, ne kemi pasur takime për gjdo fund jave me te gjitha nendegët antarët dhe simpatizantët tonë këtu ne Gjermani. Në këtë mbledhje kryesia e nëndegës vendosi që, për nderë të 28 Nëntorit, Dites së Flamurit, Daljes publike të UÇK-së dhe Ditëlindjes së Komandantit tonë Legjendarë Adem Jasharit te mbahet Tubim Festiv. Kjo nëndegë ka krijuar një përvojë të mirë dhe si edhe disa hera të tjera edhe kësaj radhe vendosen që, për Festat e Nëntorit të shtrohet darkë, për te pranishmit që do te marrin pjesë. U formua edhe Kshilli Organizativ për Organizimin e Manifestimit. Për vendin dhe daten do të njoftohemi me kohë nga Sekretari i Nëndegës zoti Misin Zekolli. Mbledhja zgjati deri ne oret e vona te mbrëmjes së 15 Nëntorit pasi që në Kosovë ishte edhe Dita e Votimit.
Partia Demokratike e Kosovës dega për Gjermnai Telegram ngushllimi E nderuara Familja Limaj, I nderuar zoti Ministër Fatmir Limaj. Me dhembje të thellë pranuam lajmin për Vdekjen e Babait Tuaj Kadri Limaj. Respekt, mirënjoheje dhe kujtim të përjetshëm do të kemi për Babë Kadriun i cili me nj frymë të lartë Patriotike i rriti fëmijët e tijë ndër ta edhe Komandant Çekikun, njërin ndër Luftetarët e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emër të degës së PDK-së për Gjermani, dhe në emër timin përsonal, ju shprehim ngushllimet tona të sinqerta, Juve zoti Ministër, Fatmir Limaj, dhe mbar Familjes suaj. Me nderime dhe rrespekt kryesia e degës së PDK-së për Gjermani, Kryetari Sadri Lata.
Siegburg 30.11.2009 Dega e PDK-së për Gjermani, në Hennef afër Bonnit me antarët dhe simpatizantët e sajë festoi 28 Nëntorin. Në Hotelin Europa Park në Hennef afër Bonnit, Kryesia e degës së PDK-së për Gjermani, shtroj darkë për nderë të festave të Nëntorit, Ditën e Flamurit, Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë, Daljen Publike te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditëlindjen e Komandantit tonë Legjendarë Adem Jasharit. Pas intonimit të Hymnit Kombëtarë, dhe pas një min. heshtje në nderim të gjithë Dëshmorëve të Kombit, Sekretari i Degës Zoti Mehdi Qallapeku (i cili edhe e udhëheqi Manifestimin), në Emër te Degës falenderoj të pranishmit dhe shpalli te hapur Tubimin Manifestiv. Fjalën e Rastit e mbajti Misin Zekolli, Sekretarë i Kryesisë së Nëndegës së PDK-së pë Nordrhein - Westfahlen, ku në mënyr kronologjike i ceki datat e mëdha të Historis sonë Kombëtare. Duke filluar nga Nëntori i largët i Vitit 1443 kurë Heroi ynë Kombëtarë Gjergj Kastrioti / Skenderbeu, triumfalisht u kthye në Krujën Legjendare, Luften Ushtarake dhe atë Politike të udhëhequr nga Patriotet e Shquar te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ne Vitin 1878, pastaj 28 Nëntorin e Vitit 1912 ku në Vlorën Heroike Plaku i urtë Ismail Qemajli e ngriti Flamurin dhe Shpalli Shqipërinë të lirë, të Pavarur dhe Sovrane. Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, shpirtin kryengritës dhe Liridashës të Shqiptarëve, me shpresë se kësaj radhe vërtetë do të merreshin parasyshë aspiratat dhe e drejta e popujve për Liri dhe Bashkim Kombtarë. 28 Nëntorin e Vitit 1955 ku në Prekazin Legjendarë të Ahmet Delisë e Tahir Mehës, lindi njeriu që ja ndrrojë kahjen Historisë sonë të Re, Komandanti Legjendarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari. Betejat që Ai zhvilloj fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë në Dukagjin, Llap, Anamoravë e kudo në gjithë Kosovën, angazhimin e Tijë për organizimin e Luftës Çlirimtare, vendimin madhorë që në varrimin e Mësuesit Halili Geci po ashtu me 28 Nëntor 1997 të merrte pjesë edhe një delegacion i UÇK-së, dhe me këtë rast të hiqeshin edhe dyshimet rreth egzistences së UÇK-së, e deri te shpallja e Pamvarsisë së Kosovës. Kryetari i Degës së PDK-së për Gjermani, zotri Sadri Lata, në Emër të Kryesisë i përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj Festën Kombëtare të gjithë Shqiptarëve kudo që jetojnë, ai i solli përshëndetjet edhe nga Qendra e PDK-së, dhe nga Kryeministri i ynë Zotri Hashim Thaqi. 28 Nëntori pa dyshim është Dita më e madhe në Historinë e Kombit Tonë. Ai ne pika te shkurtëra ceki luftrat e Heronjëve tanë, që nga Skenderbeu, udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Nëntorin e Dytë të Ismail Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Baram Currit. Përpjekjet në vazhdimsi e klasës së shquar Patriotike për bashkim Kombtarë, në Trojet Shqipëtare që padrejtësisht mbeten jashtë Shtetit amë, e deri te lufta e fundit e udhëhequr nga Komandanti ynë Legjendarë Adem Jashari. Pastaj Lufta në Luginën e Preshevs, dhe pjesën Shqiptare në Maqedoni. Ku të gjitha këto të arritura që ne sot i gëzojmë dhe Festojmë të Lirë është suksesi i gjithë dëshmorëve që dhanë Jetën për Çlirim dhe bashkim Kombtarë, pra, falë kësaj Lufte te Ushtrisë Çlirimtare dhe fitores së sajë, Kosova sot gëzon lirinë dhe Shtetin Sovran e të Pamvarun. Zotri Lata në vazhdim të fjalës së tijë një pikë të veqantë i kushtoj edhe gjendjes aktuale në Vend, Ai theksoj se, Kryesia e Degës është shumë e kënaqur me punen dhe të arriturat e Qeverisë sonë, sukseset në menaxhimine e Sigurisë, në Infrastruktur, në Arsim, në Administrat Publike etj.etj. tregojnë se Qeveria jonë që udhëhiqet nga PDK-ja, është e përkushtuar për ndërtimin dhe zhvillimin e Vendit, ashtu siç ishte e përkushtuar për Çlirimin dhe formimin e Shtetit. Edhe organizimi i zgjedhjeve te para lokale pas Shpalljes së Pavarsisë, dhe fitorja e Partisë Demokratike në njëzet Komuna është një konfirmim nga Sovrani Popull, se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga PDK-ja në këto dy Vitet e fundit ka treguar sukseset e veta. Ne kemi Besimin e plotë te Qeveria jonë se, Kosova udhëhiqet drejtë zhvillimit të Vendit, dhe integrimit në Instuticionet EuroAtllantike. Prandaj 28 Nëntori i këtij Viti Shqiptarët i bënë edhe më të lumtur dhe më Krenarë. Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit. Urime 28 Nëntori, përfundoj fjalen Kryetari i Degës së PDK.-së. Manifestimin e përshëndeti edhe ish i burgosuri Politik Sahit Berish, pasi i përshëndeti te pranishmit dhe kryesinë e Degës së PDK.-së, tha: duke festuar të gjithë së bashku rreth flamurit të Skenderbeut, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit e shum e shum të tjerve ne u tregojmë brezave të rinj se pavarsia e Shqiptarve është lule e dalë nga gjaku i vajzave dhe djemve më të mirë të Kombit tonë. Pastaj Bedri Deliu, po ashtu ish i burgosur Politik, përshëndeti dhe ua Uroj 28 Nëntorin Kryesisë së Degës dhe mbarë Kombit Shqiptarë Dhe në fund u shfaq një Program Muzikor nga këngëtarët e njohur në Gjermani me Haki Qamilin, Qerim Hajzeri, Shpendin, Kujtimin dhe në një atmosferë shum festive Manifestimi vazhdoi deri ne orët e vona të kësaj mbrëmje.
.17 Janari 2010 Siegburg Kosova nuk ka nevoje per disa zera te ngritur, por ka nevoje per nje ze te fuqishem! (Jusuf Gervalla) Sot me 17 Janar u mbushën 28 Vjetë nga vrasja mizore prej dores kriminele serbo-jugosllave, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gervalla. Por, heronjte nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre bëhen të pavdekshem! Ata u nderuan, nderohen e do të nderohen me respekt të madh nga populli, kështu ata e fituan përjetesinë në zemrat e kombit, sepse ata u ngriten për të mos rënë kurrë. Hasan Prishtina i madh, ndër të tjera, do të thotë mbi varrin e Luigj Gurakuqit, edhe këto fjalë : - O Gurakuq ! Me trup me te vërtetë vdiqe, por me emër jo, kurrë. Se emri yt është i shkruar në zemrat e shqiptarëve të vertetë dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruaj me shkronja te arta ! Se është kështu më së miri flasin zemrat dhe goja e popullit që i kendon të gjithë heronjtë e vet të të gjitha kohrave , nga Agroni e Teuta, nga Skenderbeu, Ali Pashe Tepelena, Abdyl Frasheri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Ise Boletini, Bajram Curri e Idriz Seferi, Bajo e Çerçiz Topulli, Dedë Gjo Luli, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha e shumë e shumë të tjerë. Mbesin te paharruar deshmoret e kombit te gjdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkëmendimtarët e bahkëveprimtarët e vet, me emra të dëshmorëve te paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata e shume e shume të tjerë. Këtë zingjir flakadan kombetar do ta kurorizojë me shkronja të arta plejada e Epopesë së lavdishme e heroike e UÇK-së, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashkë me të vellain Hamzen e me Familje, me luften pa kompromis me pushtuesin, luftë që do të sakrifikojë bijt e bijat më të mira të kombit nga te gjitha trojet, nga ta po i permendim vetem pak prej tyre, ishin edhe keta luftetarë, tani dëshmorë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehe Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Muje Krasniqi, Luan e Shkelzen Haradinaj, Fehmi e Xheve Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafe Shyti, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jete Hasani, Agim Ramadani, Rasim Kiqina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra të tjerë, tashmë të skalitur me shkronja të arta; Adem Jashari, UÇK-ja me luftëtarët trima do ta shkëpusin, njëherë e përgjithmone, zingjirin e zi te roberise serbe. Edhe emri i Jusf Gervalles është shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit tonë. Ate e mbajnë me dhjetra shoqëri kulturo-artistike, shkolla e institucione, klube letrare brenda e jashtë Atdheut etj. Sot, në këtë ditë kujtimi për të e për Kadriun e Bardhoshin do ta kujtojmë të gjithë. Vellezrit, miqte, shoket, shoqatat qe mbajne emrin e tyre, shkollat e klubet, do ta kujtoj i tërë Kombi ynë. Jusuf Gervallen e percolli fati i atyre dëshmorëve që kurrë nuk pushuan duke punuar për lirinë e popullit, pa kursyer as mund as gjak, i atyre heronjëve që populli i çmon shumë sikur që ishin Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi etj. Adem Demaqi, njeri nga frymezyesit dhe bashkëveprimtarët e Jusufit, në shumë përkujtime e përurime për të thotë se: UDB-ja e vrau Vëllaun tone Jusufin sepse ia kishin frikën. Familja Gervalla ishte një Familje me tradita atdhetare. Familjet e tilla gjithmonë kanë qenë si halë në sy për robëruesit serbo-sllave, mu për këtë ata bënin llol lloj shantazhi e eksperimente çnjerëzore mbi to, që ata nga këto zullume te shpërnguleshin për në Turqi e gjetiu dhe tokat e Kosovës të pastrohen nga gjaku shqiptar e të kolonizoheshin me serbo-malazez. Këtë fat te hidhur e pati përjetuar edhe familja e Bardhosh Gervalles (e atit te Jusufit), i cili u detyrua që disa herë të blejë token e vet. Jusufi lindi me 1 tetor të vitit 1945, djali i dyte i Bardhosh Dinës, në fshatin Dubovik të Deçanit. Babai i vdes ne vitin 1951, kur Jusufi ishte në moshën gjashtëvjeçare. Tere kujdesi për rritjen e tij, si dhe të vëllezërve te tij Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do ti mbetet Nënë Ajshës. Ajo duke parë zellin dhe talentin për mësim e dituri do ta dergoje Jusufin e ri për shkollim në Pejë tek vellai i vet Lush Buzhala. Në Pejë do të kryej Shkollen fillore dhe të mesëmen, me 1966 u regjistrua ne Fakultetin Juridik te Prishtinës. Kushtet e vështira jetësore e detyruan që ai, si student të punojë si anëtar ne Korin e Radio Prishtines. Ne fillim te vitit 1967 martohet me Suzanen me të cilen do ti ketë tre fëmijë : Premtonin, Donikën dhe Ergonin. Ne vjeshtë të vitit 1967, duke iu falur talentit të tij e angazhojnë edhe si këngetar te muzikes argëtuese si dhe përpunues i teksteve të këngëve për radio. Me 1968 e lëshon Fakultetin Juridik duke mos u pajtuar me normat e shtetit «veteqeverises » dhe regjistrohet aty ku i flinte zemra në Fakultetin Filozofik, dega gjuhë dhe letërsi Shqipe. Me 1968 punonte në Teatrin Popullor te Prishtines. Keshtu i ipet rasti që nëpërmjet të TPK-së të bëjë nje vizite, (vizita e pare dhe e fundit e ketij lloji nga TPK) te burgosurve shqiptarë në burgun e Nishit ku luajti ne pjesen teatrale « Duke pritur Godon » të Samuel Beketit. Ai e shfrytëzoi këtë rast duke ia hedhur një letër shokut të tij, te burgosurit politik, Afrim Loxhës, me keto fjale : » - Mbahuni! Mos u merzitni ! Nuk jeni vtem, te gjithe jemi me ju. E ardhmja eshte e jona. Lirija po vjen » Pas disa ditesh Jusufi arrestohet nga organet e UDB-së në Prishtinë. E akuzonin si organizator dhe pjesemarrës në demonstraten e nentorit te vitit 1968, per pjesemarrje ne manifestimin e madh që u bë mbi varrin e Murat Mehmetit, te vrare në demonstrate. E kercnonin me burg te rende, te përjetshëm e deri në vdekje. Të gjitha këtyre akuzave e shantazheve ai iu perballoi ashtu si i ka hije një atdhetari të pamposhtur dhe në mungesë të fakteve për akuze lirohet. Por, si do te shihet Jusufi do te pecillet nga UDB-ashët deri në vdekje si njeri shume i rrezikshem per « vellaznim-bashkimin » e shtetit jugosllav. Në këto rrethana edhe TPK e kishte larguar nga puna. Pas vitit 1973, pas kryerjes së shërbimit ushtarak pranohet për gazetar në « Rilindje », ku do të punojë deri në fund të vitit 1979 kur detyrohet të largohet jashtë Atdheut. Krahas këtyre angazhimeve legale që do të i ketë ne punë e shoqëri të përditshme Jusufi, punen më të madhe do ta bëjë në veprimtarinë ilegale, në veprat e nisura nga rilindasit tanë, nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Ai do të vazhdoje të kryej punen e nisur për liri e pavarësi nga bashkëvepruesit e tij më me përvojë që tashmë ishin nëpër burgje (Adem Demaqi me shokë) dhe të tyre që kishin rënë dëshmore për Atdhe Fazli Greiqevci, Shaban Shala etj. Këtë aktivitet do ta përsos me ardhjen e tij në Komitetin Qendror të Levizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi ( LNCKVSHJ), bashke me Metush Krasniqin, Sabri Novosellen, Shefqet Jasharin dhe Ramadan Pllanen. Jusufi u pranua ne Komitet te LNCKSHVJ ne vitin 1978 me pseudonimin Sokoli, po më i njohur u bë në ilegale si Gazetari i Levizjes. Qysh nga ky vit angazhohet shpirtërisht për ngritjen ideo-politike në frymen kombëtare e shkencore të punetorve, studentëve, fshatarëve, si dhe te gjitha shtresave të tjera popullore. Ai, ne bashkepunim me shokë brenda e jashtë Lëvizjes, luajti një rol shumë të madh për ti treguar popullit tonë të roberuar shtigjët drejtë Çlirimit dhe bashkimit Kombëtarë, mu per kete rendesi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror te LNÇKVSHJ prej 5 antaresh, gjë që realizohet me 12 mars te vitit 1979 në Prishtinë. Pas burgosjes së disa anëtarve të Lëvizjes në Nëntor te vitit 1979, si dhe te vëllait të tij Hysen Gervalles, Jusufi detyrohet të dalë jashtë atdheut- strehohet në Gjermani. Ai nuk do te pushojë kurrë së vepruari në dobi te Çeshtjes më madhore të Atdheut te Çlirimit të Kosoves me viset tjera shqiptare në ish- Jugosllavi dhe te bashkimit me Nënen Shqiperi. Jusufi shkruante ne Gazetat « Bashkimi », « Lajmëtari i Lirisë », « Liria » dhe « Zëri i Kosovës ». Me shkrimet e tija u deshmua si luftetar i pakompromis për liri e pavarësi, angazhohet për aspiratat e drejta të popullit të vet duke kristalizuar drejt kerkesat që u shtruan per Kosoven Republike. Me argumente dëshmoi para Evropës për shtypjen dhe shfarosjen që po i bëhej Kombit Shqiptar, qysh nga viti 1948, nga shovenizmi serb. Ne prag të ngjarjeve të mëdha historike, të demonstratave të marsit dhe të prillit të vitit 1981, Jusufi, nëpërmjet revistes « Lajmëtari i Lirisë » do te shkruaj : « po behet gati populli per hakmarrjen e vet te madhe ! Do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut tonë dhe do te ngadhnjejmë mbi armiqte e mbi tradhetaret. Dita e lirise po afrohet. Po vjen dita qe armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsite e bëra mbi popullin tonë. Vetem te bashkuar e te vendosur , me besen e madhe shqiptare, do te arrijmë në fitoren tonë te sigurtë » Jusufi punonte ditë e net për bashkimin dhe shkrirjen e të gjitha organizatave, si jashtë ashtu edhe brenda atdheut, në një Lëvizje gjithkombëtare. Për këtë kishte punuar më se shumti me Kadri Zeken, udhëheqësi i Grupit Marksist Leninist të Kosoves, OMLK-në. Ata si udhëheqës arriten që të organizojnë demonstrata në qytete të ndryshme të Evropes Përendimore. Me 11 prill të vitit 1981 para ambasadës jugosllave në Bern, me 18 prill në Cyrih, me 25 prill në shtutgart, me 9 maj ne Mynih, pastaj janë mbajtur demonstrata para perfaqesisë se OKB-së në Gjenevë, në Suedi, Francë, Belgjikë, e në vende të tjera. Përveq shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve të ndryshme në gjuhë te huaja bashkepunimi i Jusufit me Kadri Zeken do të shihet edhe me publikimin e revistës « Liria ». Në kohen kur bisedimet rreth çështjes së bashkimit, Jusufi fillon të publikojë revisten « Zeri i Kosoves », (numri i pare i saj doli organ i LNÇKVSHJ-së) në Nëntor të vitit 1981, numri i dyte në janar te vitit 1982, botohet pas vrasjes se Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda për bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do te nderpritet vetëm me vdekjen e tyre. Vrasja ndodhi me 17 janar të vitit 1982, rreth ores 22.15 minuta ne Untergrupenbach afer Shtutgardit në Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbeten të vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur për vdekje me tre plumba në gjoks qëndron gjallë dhe i forte Jusufi, edhe pese ore te plota. Në pyetjen e policisë sekrete gjermane se kush kishte shtënë mbi ta, ai me vetëdije dhe bindje të plotë ishte përgjigjur se ata i kishte vrarë policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja. Edhe në spital kur u shtrua e kishte ndjekur hija e zezë gjakatare e cila ndillte vdekjen e Jusufit , kirurgu, qe ishte me origjine jugosllave bënte Çmos që pacienti të mbetej nën mëshiren e plumbave që e kishin goditur në gjoks, ashtu edhe ndodhi. Jusuf Gervalla vdiç me 18 janar te vitit 1982 rreth orës 03.00 të mëngjesit. Sot duke përkujtuar këto figura te ndritshme kombëtare, të nderojmë emrat dhe veprat e tyre duke u përpjekur për ta jetësuar detyren e madhe që na e shtruan ata, si të gjithë dëshmoret tjerë para e mbas tyre. Se Jusufin dhe Kadriun nuk e dallonin as nuk e pengonin asnjë ngjyrë a pikepamje politike, e vertetoi edhe vdekja e tyre. Ja se çka thonë pishtarët e kohës për ngjyrnat dhe dallimet e tyre: - Kosova nuk ka nevoje për disa zera te ngritur, po ka nevoje per nje ze te fuqishem. (Jusufi) - Vetem bashkimi i te gjithe shqiptarve pa dallim feje, klase a pikepamjesh politike mund te shpetoje atdheun tone nga kthetrat e pergjakshme te armiqve. Ti bashkojmë grushtat e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. (Kadriu) - Pra kjo dëshmon se ata kishin një mendim që dëshmon se ideal thelbesor i të gjithë luftëtarëve ishte Çlirimi kombetar. Ky shembull dhe kjo rruge mbetet gjithmone aktuale. Emri dhe vepra atdhetare e Jusuf Gervalles me shokë mbeten yje të pashuara për bashkim Kombëtar dhe do ti kujtojmë gjithmonë, si të gjallë, në kujtesen dhe shpirtin tonë ! Lavdi dëshmorëve të Kombit!!! Kryesia e degës së PDK-së për Gjermani, Kryetari Sadri Lata. Sot me 17 Janar u mbushën 28 Vjetë nga vrasja mizore prej dores kriminele serbo-jugosllave, Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gervalla. Por, heronjte nuk vdesin kurrë, sepse emrat dhe veprat e tyre bëhen të pavdekshem! Ata u nderuan, nderohen e do të nderohen me respekt të madh nga populli, kështu ata e fituan përjetesinë në zemrat e kombit, sepse ata u ngriten për të mos rënë kurrë. Hasan Prishtina i madh, ndër të tjera, do të thotë mbi varrin e Luigj Gurakuqit, edhe këto fjalë : - O Gurakuq ! Me trup me te vërtetë vdiqe, por me emër jo, kurrë. Se emri yt është i shkruar në zemrat e shqiptarëve të vertetë dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruaj me shkronja te arta ! Se është kështu më së miri flasin zemrat dhe goja e popullit që i kendon të gjithë heronjtë e vet të të gjitha kohrave , nga Agroni e Teuta, nga Skenderbeu, Ali Pashe Tepelena, Abdyl Frasheri e Sylejman Vokshi, Mic Sokoli e Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Ise Boletini, Bajram Curri e Idriz Seferi, Bajo e Çerçiz Topulli, Dedë Gjo Luli, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha e shumë e shumë të tjerë. Mbesin te paharruar deshmoret e kombit te gjdo brezi, pra edhe Jusufi, Kadriu e Bardhoshi me bashkëmendimtarët e bahkëveprimtarët e vet, me emra të dëshmorëve te paharruar, si Fazli Greiqevci e Shaban Shala, Rexhep Elmazi e Hilmi Rakovica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Abazi, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Metush Krasniqi, Ali Ajeti, Xhemajli Berisha, Fadil Vata e shume e shume të tjerë. Këtë zingjir flakadan kombetar do ta kurorizojë me shkronja të arta plejada e Epopesë së lavdishme e heroike e UÇK-së, me Komandantin legjendar Adem Jashari, bashkë me të vellain Hamzen e me Familje, me luften pa kompromis me pushtuesin, luftë që do të sakrifikojë bijt e bijat më të mira të kombit nga te gjitha trojet, nga ta po i permendim vetem pak prej tyre, ishin edhe keta luftetarë, tani dëshmorë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Mehe Uka, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Muje Krasniqi, Luan e Shkelzen Haradinaj, Fehmi e Xheve Lladrovci, Ismet Jashari, Agim Bajrami, Bashkim Krasniqi, Labinot e Visar Krasniqi, Kadri Kokollari, Remzi Ademaj, Xhemajl Fetahu, Gursel e Bajram Sylejmani, Naser Kodra, Luljeta Shala, Mustafe Shyti, Bedri Shala, Myrvete Maksutaj, Jete Hasani, Agim Ramadani, Rasim Kiqina, Abedin Rexha, Xhavit Morina, e qindra të tjerë, tashmë të skalitur me shkronja të arta; Adem Jashari, UÇK-ja me luftëtarët trima do ta shkëpusin, njëherë e përgjithmone, zingjirin e zi te roberise serbe. Edhe emri i Jusf Gervalles është shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit tonë. Ate e mbajnë me dhjetra shoqëri kulturo-artistike, shkolla e institucione, klube letrare brenda e jashtë Atdheut etj. Sot, në këtë ditë kujtimi për të e për Kadriun e Bardhoshin do ta kujtojmë të gjithë. Vellezrit, miqte, shoket, shoqatat qe mbajne emrin e tyre, shkollat e klubet, do ta kujtoj i tërë Kombi ynë. Jusuf Gervallen e percolli fati i atyre dëshmorëve që kurrë nuk pushuan duke punuar për lirinë e popullit, pa kursyer as mund as gjak, i atyre heronjëve që populli i çmon shumë sikur që ishin Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi etj. Adem Demaqi, njeri nga frymezyesit dhe bashkëveprimtarët e Jusufit, në shumë përkujtime e përurime për të thotë se: UDB-ja e vrau Vëllaun tone Jusufin sepse ia kishin frikën. Familja Gervalla ishte një Familje me tradita atdhetare. Familjet e tilla gjithmonë kanë qenë si halë në sy për robëruesit serbo-sllave, mu për këtë ata bënin llol lloj shantazhi e eksperimente çnjerëzore mbi to, që ata nga këto zullume te shpërnguleshin për në Turqi e gjetiu dhe tokat e Kosovës të pastrohen nga gjaku shqiptar e të kolonizoheshin me serbo-malazez. Këtë fat te hidhur e pati përjetuar edhe familja e Bardhosh Gervalles (e atit te Jusufit), i cili u detyrua që disa herë të blejë token e vet. Jusufi lindi me 1 tetor të vitit 1945, djali i dyte i Bardhosh Dinës, në fshatin Dubovik të Deçanit. Babai i vdes ne vitin 1951, kur Jusufi ishte në moshën gjashtëvjeçare. Tere kujdesi për rritjen e tij, si dhe të vëllezërve te tij Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do ti mbetet Nënë Ajshës. Ajo duke parë zellin dhe talentin për mësim e dituri do ta dergoje Jusufin e ri për shkollim në Pejë tek vellai i vet Lush Buzhala. Në Pejë do të kryej Shkollen fillore dhe të mesëmen, me 1966 u regjistrua ne Fakultetin Juridik te Prishtinës. Kushtet e vështira jetësore e detyruan që ai, si student të punojë si anëtar ne Korin e Radio Prishtines. Ne fillim te vitit 1967 martohet me Suzanen me të cilen do ti ketë tre fëmijë : Premtonin, Donikën dhe Ergonin. Ne vjeshtë të vitit 1967, duke iu falur talentit të tij e angazhojnë edhe si këngetar te muzikes argëtuese si dhe përpunues i teksteve të këngëve për radio. Me 1968 e lëshon Fakultetin Juridik duke mos u pajtuar me normat e shtetit «veteqeverises » dhe regjistrohet aty ku i flinte zemra në Fakultetin Filozofik, dega gjuhë dhe letërsi Shqipe. Me 1968 punonte në Teatrin Popullor te Prishtines. Keshtu i ipet rasti që nëpërmjet të TPK-së të bëjë nje vizite, (vizita e pare dhe e fundit e ketij lloji nga TPK) te burgosurve shqiptarë në burgun e Nishit ku luajti ne pjesen teatrale « Duke pritur Godon » të Samuel Beketit. Ai e shfrytëzoi këtë rast duke ia hedhur një letër shokut të tij, te burgosurit politik, Afrim Loxhës, me keto fjale : » - Mbahuni! Mos u merzitni ! Nuk jeni vtem, te gjithe jemi me ju. E ardhmja eshte e jona. Lirija po vjen » Pas disa ditesh Jusufi arrestohet nga organet e UDB-së në Prishtinë. E akuzonin si organizator dhe pjesemarrës në demonstraten e nentorit te vitit 1968, per pjesemarrje ne manifestimin e madh që u bë mbi varrin e Murat Mehmetit, te vrare në demonstrate. E kercnonin me burg te rende, te përjetshëm e deri në vdekje. Të gjitha këtyre akuzave e shantazheve ai iu perballoi ashtu si i ka hije një atdhetari të pamposhtur dhe në mungesë të fakteve për akuze lirohet. Por, si do te shihet Jusufi do te pecillet nga UDB-ashët deri në vdekje si njeri shume i rrezikshem per « vellaznim-bashkimin » e shtetit jugosllav. Në këto rrethana edhe TPK e kishte larguar nga puna. Pas vitit 1973, pas kryerjes së shërbimit ushtarak pranohet për gazetar në « Rilindje », ku do të punojë deri në fund të vitit 1979 kur detyrohet të largohet jashtë Atdheut. Krahas këtyre angazhimeve legale që do të i ketë ne punë e shoqëri të përditshme Jusufi, punen më të madhe do ta bëjë në veprimtarinë ilegale, në veprat e nisura nga rilindasit tanë, nga Lidhja e Prizrenit e këndej. Ai do të vazhdoje të kryej punen e nisur për liri e pavarësi nga bashkëvepruesit e tij më me përvojë që tashmë ishin nëpër burgje (Adem Demaqi me shokë) dhe të tyre që kishin rënë dëshmore për Atdhe Fazli Greiqevci, Shaban Shala etj. Këtë aktivitet do ta përsos me ardhjen e tij në Komitetin Qendror të Levizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi ( LNCKVSHJ), bashke me Metush Krasniqin, Sabri Novosellen, Shefqet Jasharin dhe Ramadan Pllanen. Jusufi u pranua ne Komitet te LNCKSHVJ ne vitin 1978 me pseudonimin Sokoli, po më i njohur u bë në ilegale si Gazetari i Levizjes. Qysh nga ky vit angazhohet shpirtërisht për ngritjen ideo-politike në frymen kombëtare e shkencore të punetorve, studentëve, fshatarëve, si dhe te gjitha shtresave të tjera popullore. Ai, ne bashkepunim me shokë brenda e jashtë Lëvizjes, luajti një rol shumë të madh për ti treguar popullit tonë të roberuar shtigjët drejtë Çlirimit dhe bashkimit Kombëtarë, mu per kete rendesi edhe kishte propozuar formimin e Komitetit Qendror te LNÇKVSHJ prej 5 antaresh, gjë që realizohet me 12 mars te vitit 1979 në Prishtinë. Pas burgosjes së disa anëtarve të Lëvizjes në Nëntor te vitit 1979, si dhe te vëllait të tij Hysen Gervalles, Jusufi detyrohet të dalë jashtë atdheut- strehohet në Gjermani. Ai nuk do te pushojë kurrë së vepruari në dobi te Çeshtjes më madhore të Atdheut te Çlirimit të Kosoves me viset tjera shqiptare në ish- Jugosllavi dhe te bashkimit me Nënen Shqiperi. Jusufi shkruante ne Gazetat « Bashkimi », « Lajmëtari i Lirisë », « Liria » dhe « Zëri i Kosovës ». Me shkrimet e tija u deshmua si luftetar i pakompromis për liri e pavarësi, angazhohet për aspiratat e drejta të popullit të vet duke kristalizuar drejt kerkesat që u shtruan per Kosoven Republike. Me argumente dëshmoi para Evropës për shtypjen dhe shfarosjen që po i bëhej Kombit Shqiptar, qysh nga viti 1948, nga shovenizmi serb. Ne prag të ngjarjeve të mëdha historike, të demonstratave të marsit dhe të prillit të vitit 1981, Jusufi, nëpërmjet revistes « Lajmëtari i Lirisë » do te shkruaj : « po behet gati populli per hakmarrjen e vet te madhe ! Do te derdhim edhe piken e fundit te gjakut tonë dhe do te ngadhnjejmë mbi armiqte e mbi tradhetaret. Dita e lirise po afrohet. Po vjen dita qe armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsite e bëra mbi popullin tonë. Vetem te bashkuar e te vendosur , me besen e madhe shqiptare, do te arrijmë në fitoren tonë te sigurtë » Jusufi punonte ditë e net për bashkimin dhe shkrirjen e të gjitha organizatave, si jashtë ashtu edhe brenda atdheut, në një Lëvizje gjithkombëtare. Për këtë kishte punuar më se shumti me Kadri Zeken, udhëheqësi i Grupit Marksist Leninist të Kosoves, OMLK-në. Ata si udhëheqës arriten që të organizojnë demonstrata në qytete të ndryshme të Evropes Përendimore. Me 11 prill të vitit 1981 para ambasadës jugosllave në Bern, me 18 prill në Cyrih, me 25 prill në shtutgart, me 9 maj ne Mynih, pastaj janë mbajtur demonstrata para perfaqesisë se OKB-së në Gjenevë, në Suedi, Francë, Belgjikë, e në vende të tjera. Përveq shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve të ndryshme në gjuhë te huaja bashkepunimi i Jusufit me Kadri Zeken do të shihet edhe me publikimin e revistës « Liria ». Në kohen kur bisedimet rreth çështjes së bashkimit, Jusufi fillon të publikojë revisten « Zeri i Kosoves », (numri i pare i saj doli organ i LNÇKVSHJ-së) në Nëntor të vitit 1981, numri i dyte në janar te vitit 1982, botohet pas vrasjes se Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda për bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do te nderpritet vetëm me vdekjen e tyre. Vrasja ndodhi me 17 janar të vitit 1982, rreth ores 22.15 minuta ne Untergrupenbach afer Shtutgardit në Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbeten të vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur për vdekje me tre plumba në gjoks qëndron gjallë dhe i forte Jusufi, edhe pese ore te plota. Në pyetjen e policisë sekrete gjermane se kush kishte shtënë mbi ta, ai me vetëdije dhe bindje të plotë ishte përgjigjur se ata i kishte vrarë policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja. Edhe në spital kur u shtrua e kishte ndjekur hija e zezë gjakatare e cila ndillte vdekjen e Jusufit , kirurgu, qe ishte me origjine jugosllave bënte Çmos që pacienti të mbetej nën mëshiren e plumbave që e kishin goditur në gjoks, ashtu edhe ndodhi. Jusuf Gervalla vdiç me 18 janar te vitit 1982 rreth orës 03.00 të mëngjesit. Sot duke përkujtuar këto figura te ndritshme kombëtare, të nderojmë emrat dhe veprat e tyre duke u përpjekur për ta jetësuar detyren e madhe që na e shtruan ata, si të gjithë dëshmoret tjerë para e mbas tyre. Se Jusufin dhe Kadriun nuk e dallonin as nuk e pengonin asnjë ngjyrë a pikepamje politike, e vertetoi edhe vdekja e tyre. Ja se çka thonë pishtarët e kohës për ngjyrnat dhe dallimet e tyre: - Kosova nuk ka nevoje për disa zera te ngritur, po ka nevoje per nje ze te fuqishem. (Jusufi) - Vetem bashkimi i te gjithe shqiptarve pa dallim feje, klase a pikepamjesh politike mund te shpetoje atdheun tone nga kthetrat e pergjakshme te armiqve. Ti bashkojmë grushtat e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. (Kadriu) - Pra kjo dëshmon se ata kishin një mendim që dëshmon se ideal thelbesor i të gjithë luftëtarëve ishte Çlirimi kombetar. Ky shembull dhe kjo rruge mbetet gjithmone aktuale. Emri dhe vepra atdhetare e Jusuf Gervalles me shokë mbeten yje të pashuara për bashkim Kombëtar dhe do ti kujtojmë gjithmonë, si të gjallë, në kujtesen dhe shpirtin tonë ! Lavdi dëshmorëve të Kombit!!! Kryesia e degës së PDK-së për Gjermani, Kryetari Sadri Lata.
- Ballina
- Aktualitetet
- Njoftime
- Video Clipe
- PDK-Kontakt
- Reagime
- Takime
- Drejtuesit
- Deklerata
- Lexoni
- Programi
- Opinjone
- Kulturë
- Jepe mendimin
- PDK-Konferencë